LAJMI I FUNDIT:

Marseille ia mbyll derën Juventusit për Arkadiusz Milik

Marseille ia mbyll derën Juventusit për Arkadiusz Milik

Presidenti i Marseille, Pablo Longoria ka folur për të ardhmen e sulmuesit Arkadiusz Milik, që është i lidhur me Juventusin.

Bianconerët janë lidhur me sulmuesin polak prej disa kohësh, duke dashur të nënshkruajnë me një golashënues në afatin kalimtar të këtij muaji dhe lëndimi i fundit i Federico Chiesa do të thotë që një përforcim në sulm është i domosdoshëm.

Longoria ka folur për të ardhmen e Milik në një konferencë për shtyp sot kur u pyet nëse ai do të largohej nga klubi, duke thënë se një largim nuk është në plan.


“Absolutisht jo! Ne thamë se kishim nevojë për këtë lloj sulmuesi. Bakambu ka luajtur si lojtar i jashtëm, si sulmues i dytë”.

“Milik është një lojtar që ofron shumë zgjidhje individuale. Në tregun e sotëm, është e vështirë të gjesh. Është gjithnjë e më e rrallë”, ka thënë Longoria.

27-vjeçari Milik, i cili iu bashkua Olympique Marseille si huazimi me detyrim blerje nga Napoli./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset

"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit

Përfaqësueset
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Kalo në kategori