LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Malisheva konfirmon transferimin e Xhevdet Shabanit

Zyrtare: Malisheva konfirmon transferimin e Xhevdet Shabanit

Klubi nga Superliga e Kosovës, Malisheva ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me sulmuesit e njohur Xhevdet Shabani, i cili është transferimi i tretë në afatin kalimtar të janarit.

Malisheva ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar të janarit, pasi kanë konfirmuar një prurje të re pas Labinot Ibrahimit dhe Fidan Gërbeshit.


Ashtu siç raportoi Telegrafi para disa ditësh, Malisheva ka konfirmuar transferimin e sulmuesit të njohur anësor, Xhevdet Shabani.

Malisheva vjen me goditje të katërfishtë – Maliqi, Shabani, Gërbeshi dhe Ibrahimi vendosen nën urdhrat e Arsim Thaqit
Lexo po ashtu Malisheva vjen me goditje të katërfishtë – Maliqi, Shabani, Gërbeshi dhe Ibrahimi vendosen nën urdhrat e Arsim Thaqit

“Xhevdet Shabani është një nga përforcimet e radhës në klub deri më tani. Shabani la FC Prishtinën për t’u bërë pjesë e klubit tonë për pjesën e mbetur të këtij edicioni garash”.

“Në Superligën e Kosovës, për disa vite radhazi, Shabani ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur të kampionatit, dhe ardhja e tij në FC Malisheva do të jetë një përvojë e veçantë për klubin tonë”, thuhet në njoftimin e Malishevës.

Zyrtare: Malisheva me goditje të dyfishtë - u bashkohen Gërbeshi e Ibrahimi
Lexo po ashtu Zyrtare: Malisheva me goditje të dyfishtë - u bashkohen Gërbeshi e Ibrahimi

Ndryshe, Shabani karrierën si futbollist e filloi me Lepencin e Ferizajn për të kaluar te Drita e më pas duke lënë kampionatin Kosovar ku u transferua te Teuta e Durrësit për sezonin 2014-2015.

Pas një sezoni të mirë në Kampionatin shqiptar, Shabani nënshkroi me Feronikelin, luajti edhe për Besën dhe së fundmi ishte pjesë e FC Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori