LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner bëhet femra e parë që arrin 300 milionë ndjekës në Instagram

Kylie Jenner bëhet femra e parë që arrin 300 milionë ndjekës në Instagram
(Foto: Instagram/kyliejenner)

Kylie Jenner është bërë femra e parë në botë që arrin 300 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram.

Kjo arritje e bën atë personin e dytë, pas futbollistit Cristiano Ronaldo (me 389 milionë), që arrin një numër kaq të lartë ndjekësish, ndërsa llogaria zyrtare e Instagramit është më e ndjekura në platformë me 460 milionë.

Më herët, Ariana Grande mbante pozitën e parë si femra më e ndjekur në Instagram. Në shkurt të vitit 2019, këngëtarja mblodhi 146.5 milionë ndjekës, duke ia kaluar Selena Gomez, e cila kishte pozicionin e më të ndjekurit para yllit të muzikës pop.


Jenner e ka regjistruar këtë arritje në rrjetet sociale, pavarësisht se nuk ka postuar shumë në dy muajt e fundit.

Llogaritë dhe yjet botërore më të ndjekur në Instagram
Lexo po ashtu Llogaritë dhe yjet botërore më të ndjekur në Instagram

Manjatja e kozmetikës dhe ylli televiziv, e cila është në pritje të fëmijës së dytë me reperin Travis Scott, kishte marrë një pushim nga rrjetet sociale, pasi 10 fansa vdiqën në Festivalin Astroworld të Scott në Houston më 5 nëntor. Ajo u kthye në Instagram në prag të festave të fundvitit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Pas daljes nga Big Brother, Ana ndjek nënën e Kevinit në Instagram

Pas daljes nga Big Brother, Ana ndjek nënën e Kevinit në Instagram

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Magazina
Georgina Rodriguez pozon me çizme 2000 euro

Georgina Rodriguez pozon me çizme 2000 euro

Magazina
Kalo në kategori