LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i Gërvalles për reforma në diplomaci, AAK: Në emër të ligjshmërisë po tenton të bëjë spastrime politike

Paralajmërimi i Gërvalles për reforma në diplomaci, AAK: Në emër të ligjshmërisë po tenton të bëjë spastrime politike

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ditë më parë përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook paralajmëroj reforma të thella në diplomaci dhe shkarkime të diplomatëve që sipas saj janë emëruar jashtëligjshëm.

Gërvalla tha se të gjithë ata që janë dërguar në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës jashtë vendit në kundërshtim me ligjin ose që nuk i kanë përmbushur pritjet elementare të një diplomati, do të kthehen gradualisht në Prishtinë.

Gërvalla: Të emëruarit në kundërshtim me ligjin në ambasada e konsullata do të kthehen në Kosovë
Lexo po ashtu Gërvalla: Të emëruarit në kundërshtim me ligjin në ambasada e konsullata do të kthehen në Kosovë

E këto paralajmërime për reforma, nga partia opozitare AAK po shihen si tentime për spastrime politike.


Kështu deklaroi për Telegrafin, deputetja dhe anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Time Kadrijaj. Ajo tha se janë për respektim të ligjshmërisë, por jo sipas inateve politike.

“Kjo qeveri në emër të reformave e në emër të ligjshmërisë po tenton të bëjë spastrime politike. Ne kemi parë skandalet e ministres në vazhdimësi, qoftë me deklarata por edhe me shkarkimin e ambasadorëve pa ju skaduar mandati, dhe tani vështirësitë dhe prolongimi i emërimit të ambasadorëve. Ne jemi për respektim të ligjshmërisë, por jo interpretim sipas inateve politike”, tha Kadrijaj.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj/ Foto: Ridvan Slivova

Deputetja e AAK-së tha se kërkojnë transparencë në këtë proces dhe proceset tjera, pasi sipas saj Qeveria Kurti ka qenë qeveria më jo transparente.

“Ne kërkojmë transparencë në këtë proces dhe proceset tjera sepse deri tani kjo qeveri ka qenë më jo transparentja. Në këtë dinamizëm kjo ministri ka qenë dashur të angazhohet më shumë qoftë për procesin e liberalizimit të vizave, për forcimin e subjektivitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, njohjet, anëtarësimin ne organizata ndërkombëtare dhe procese tjera me rëndësi për Kosovën. Janë deklaruar për depolitizim të bordeve dhe agjencive e në fakt skajshmërisht i kanë politizuar”, u shpreh Kadrijaj.

Ajo shtoi se do të jenë mbikëqyrës të këtyre proceseve dhe se do t’i bëjnë publike çdo veprim të jashtëligjshëm.

Paralajmërohen reforma e shkarkime në diplomaci, shoqëria civile kërkon transparencë për procesin
Lexo po ashtu Paralajmërohen reforma e shkarkime në diplomaci, shoqëria civile kërkon transparencë për procesin

E për paralajmërimet e ministres Gërvalla për reforma të thella në diplomaci, kanë reaguar edhe nga shoqëria civile. Të njëjtit kanë kërkuar që ky proces të jetë transparent.

Telegrafi ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, por deputetë të saj nuk kanë kthyer përgjigje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori