LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohen reforma e shkarkime në diplomaci, shoqëria civile kërkon transparencë për procesin

Paralajmërohen reforma e shkarkime në diplomaci, shoqëria civile kërkon transparencë për procesin

Prej disa kohësh nuk është parë aktive në publik. Por Ministrja e Jashtme u bë lajm kur mbrëmë në orët e vona posto një shkrim të gjatë në Facebook.

Ajo paralajmëroi reforma të thella në diplomaci dhe shkarkime të diplomatëve që sipas saj janë emëruar jashtëligjshëm, raporton RTV Dukagjini.


Por, për këto ndryshime dyshues janë monitorues të politikës së Jashtme.

Lirika Agusholli këtë proces e konsideron si jo transparent.

“Ministrja në këtë deklaratë nuk tregon se çfarë shkelje janë gjetur. Ajo nuk tregon se çfarë shkelje kanë hasur profesionistët që janë marrë me këtë punë. Pra si do të kthehen këta diplomatë që janë emëruar në bazë të ligjit për shërbim të jashtëm”, deklaroi Lirika Agusholli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), përcjell Telegrafi.

Në shënimin e saj Ministrja e Jashtme përmend edhe një rast ku sipas saj zyrtari i MPJ-së ka marrë kredi duke llogaritur në mëditjet e udhëtimit jashtë vendit.

Por kjo po shihet si diçka personale dhe sipas analistit Besnik Vasolli ky nuk duhet të jetë pjesë e diskursit të Ministres së Jashtme.

“Këto gjëra janë shumë personale. Ne të gjithë marrim kredi dhe kemi obligime për të paguar këste”.

Në vazhdimësi ka pasur kritika për punën e Ministres së Jashtme dhe Diasporës.

Në veçanti është kritikuar vendimi për t’i tërhequr ambasadorët në mënyrë grupore nga disa vende./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori