Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, beson se si Nerazzurrët ashtu edhe Juventusi kanë evoluar që nga hera e fundit që u takuan dhe këmbëngul se nuk ka favorit në finalen e Superkupës së nesërme.
Ndeshja mes fituesve të Serie A të sezonit të kaluar dhe Kupës së Italisë fillon nesër në orën 21:00 në Stadio Giuseppe Meazza.
“Ne do të kemi nevojë për një paraqitje agresive dhe të vendosur. Jemi të vetëdijshëm se do të ketë momente ku Juve do të na krijojë telashe”, deklaroi Inzaghi në një konferencë për shtyp.
“Në gusht, ata dukeshin favorit për Scudetton, me Interin dhe klubet e tjera në garë. Por, fusha ka rëndësi. Tani jemi në krye, por gara do të jetë e hapur deri në fund”.
“Juventusi ka një ekip konkurrues, Bonucci dhe Chiellini do të luajnë dhe dua t’i uroj fat Federico Chiesas. Unë nuk e njoh personalisht djalin, por kam luajtur me babanë e tij te Lazio. Federico është një trashëgimi për futbollin italian”.
Interi barazoi 1-1 kundër Juventusit në tetor, me bardhezinjtë që shënuan golin e barazimit me një penallti të konvertuar në gol nga Paulo Dybala.
“Ne menduam se e kishim fituar atë ndeshje, pastaj ishte ajo penallti. Megjithatë, ishte shumë muaj më parë dhe të dyja skuadrat kanë evoluar që atëherë”, shtoi më tej Inzaghi.
“Nuk ishte një ndeshje e bukur për të dyja skuadrat që nuk arritën standardet e tyre. Ne kemi një seancë stërvitore sot, luajtëm të dielën mbrëma dhe të gjithë ndihen mirë, përfshirë Edin Dzekon dhe Joaquin Correan”.
“Të katër sulmuesit janë në formë, dy do të startojnë dhe dy do të shkojnë në bankinë. Të kesh shumë opsione nuk ka qenë kurrë problem”.
🔊 | SU IL VOLUME
Suoni che non ci stanchiamo mai di sentire 😍#SupercoppaFrecciarossa pic.twitter.com/f04HI5P3P7
— Inter 🏆🇮🇹 (@Inter) January 11, 2022
“Është një finale dhe nuk ka favorit në këto ndeshje. Juventusi është i pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit dhe ata bënë diçka të jashtëzakonshme të dielën”.
“Ata janë mësuar të luajnë në finale, kanë lojtarë me përvojë, por ne jemi në një moment të mirë”, ka përfunduar Inzaghi.
Domani c'è la #SupercoppaFrecciarossa: le parole di mister Inzaghi e Handanovic alla vigilia di #InterJuventus https://t.co/JsUiK2J4F4
— Inter 🏆🇮🇹 (@Inter) January 11, 2022
Interi është lider në tabelën e Serisë A dhe ka fituar tetë ndeshjet e fundit radhazi në Serie A.
Ata kanë sulmin më të mirë në Serie A me 51 gola të shënuar në 21 ndeshje dhe mbrojtjen e dytë më të mirë në ligë. Ata kanë pësuar 16 gola deri më tani, një më shumë se Napoli i Luciano Spallettit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë
David Raya garanton zyrtarisht fitimin e ‘Dorezës së Artë’ tri xhiro para fundit të sezonit
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City