LAJMI I FUNDIT:

Allegri thotë se të mërkurën luajnë ndaj ekipit më të fortë në Itali

Allegri thotë se të mërkurën luajnë ndaj ekipit më të fortë në Itali

Massimiliano Allegri shpjegon pse Wojciech Szczesny nuk do të luajë kundër Interit dhe se si Juventus do të zëvendësojë Federico Chiesan të lënduar përpara finales së Superkupës.

Reprezentuesi polak priti një penallti në fitoren 4-3 të Zonjës së Vjetër ndaj Romës të dielën, por do të jetë në bankinë nesër (e mërkure).


“Disa lojtarë nuk do të rikuperohen, Bonucci do të jetë i disponueshëm, por ai nuk mund të luajë për 90 minuta, Alex Sandro është rikuperuar, Danilo do të kthehet javën e ardhshme”, deklaroi Allegri në një konferencë për shtyp.

“Mattia Perin do të startojë në portë pasi Szczesny ende nuk e ka . Të gjithë lojtarët janë të vaksinuar, por Tek ishte i fundit dhe do të mbërrijë në stadium në momentin e fundit, ndaj do të shkojë në bankinë”.

Kjo do të thotë se gardiani bëri vaksinën e parë më pak se dy javë më parë, duke qenë se Green Pass është i disponueshëm pas 15 ditësh nga doza e parë.

Allegri mbrojti gjithashtu Daniele Ruganin, i cili mori vlerësime të ulëta në gazetat sportive italiane pas fitores së Juventusit kundër Romës.

“Mendova se lexova vlerësimet e lojtarëve në La Gazzetta dello Sport një ditë tjetër. Nuk dua të kritikoj askënd, por gjykimi për Ruganin ishte i tepruar, mendoj se ai ishte lojtari më i mirë në fushë kundër Romës”, shtoi trajneri.

“Ai luajti një lojë të mirë dhe unë doja ta them këtë”.

Federico Chiesa do të mungojë shkaku i një lëndimi në gju deri në fund të sezonit, por trajneri refuzoi të diskutojë nëse Juventus do ta zëvendësojë atë në merkato.

“Kam folur me të pas ndeshjes dhe dje në mëngjes”, potencoi Allegri.

“Më vjen keq për të dhe për futbollin italian, por këto gjëra ndodhin. Ai është i ri dhe ka kohë të rikuperohet. Ai ndihet mirë, është mirë mendërisht, tani të gjithë duhet të bëjnë më shumë”.

“Nuk do të flas për transferime, ky është ekipi ynë, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne kemi Dejan Kulusevski, Kaio Jorge, Alvaro Morata dhe Paulo Dybala dhe Juan Cuadrado gjithashtu mund të luajë si anësor”.

Kulusevski është lidhur me një lëvizje te Tottenham, por lëndimi i Chiesas do të thotë se ai ka të ngjarë të qëndrojë në Torino deri në fund të sezonit.

“Kam folur me të dje”, bëri të ditur Allegri.

“Ai ka qenë në Juventus për dy vjet dhe e kupton se çfarë do të thotë. Ai duhet të bëjë një hap më tej mendërisht. Kështu mund të përmirësohet karriera e një lojtari”.

“Ai ka cilësi të rëndësishme, ai duhet të gjejë pjekurinë për të luajtur ndeshjet. Duhet të përmirësojmë cilësinë e pasimeve dhe të jemi më të qetë, ne nxitojmë të ndërtojmë nga prapa dhe nuk duhet. Ne duhet të përmirësohemi, Interi është një ekip fizik dhe ne do të duhet të përfitojmë sa më shumë nga çdo episod nesër”.

“Jam i lumtur dhe e përsëris se na duhet kohë, përvojën e fiton vetëm duke luajtur lojëra. Ne duhet të fitojmë ndeshjen e nesërme dhe të bëhemi një ekip më solid”, ka shtuar më tej strategu i Znojës së Vjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

La Liga
U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

Premier League
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Bundesliga
Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Bundesliga
Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Serie A

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Kalo në kategori