LAJMI I FUNDIT:

Drejtori për Shërbime Publike në Pejë: Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme

Drejtori për Shërbime Publike në Pejë: Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme
iLUSTRIM

Drejtori për Punë Komunale dhe Shërbime Publike në Peje, Agron Nikqi, ka folur në lidhje me gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës.

Nikqi theksoi se të gjitha rrugët në Pejë janë të qarkullueshme.

“Momentalisht të gjitha rrugët lokale janë të qarkullueshme dhe të hapura, ndërsa ne jemi ende aktiv me ekipet tona dhe me kompanitë për pastrimin dhe gatishmërinë për kërkesat nga qytetarët”, u shpreh në “Edicionin Special”, Nikqi.


“Këtë vit kemi angazhuar tri kompani për mirëmbajtjen e rrugëve, i kemi të ndara në tri zona, zona e qytetit, zona e fshatrave dhe zona e Rugovës”.

“ Momentalisht trashësia e borës është 30 centimetra në Pejë, teksa deri në 1 metër në Bogë dhe Shkrelë”.