LAJMI I FUNDIT:

Ministri britanik Michael Gove bllokohet në ashensor dhe humbet intervistën në BBC

Ministri britanik Michael Gove bllokohet në ashensor dhe humbet intervistën në BBC

Një intervistë e Michael Gove u vonua në mënyrë dramatike këtë mëngjes sepse ai u bllokua në një ashensor të BBC.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, ministri i kabinetit ishte paraparë që të gjendej në studio në orën 8:10 të mëngjesit, por nuk u paraqit në kohë.

“Shpresonim të flisnim me Michael Gove”, u tha dëgjuesve prezantuesi Nick Robinson.


“Zoti Gove është bllokuar në ashensorin e Shtëpisë së Transmetimit. Do të doja të thoja që kjo është një shaka, nuk është shaka”.

Robinson tha se politikani konservator po ‘mbahej në disponim’ dhe madje iu ofrua të fliste me ekipin në telefon nga ashensori.

Por ai tha se po prisnin që sekretari i komuniteteve të lirohej dhe të shfaqej në transmetim ‘pak më vonë në program’.

Kur zoti Gove përfundimisht u rishfaq rreth orës 8:30 të mëngjesit, prezantuesi i kërkoi atij ‘falje në emër të BBC’. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Interesante
Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Interesante
I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

Interesante
Amerikani driblon topin e basketbollit me sy të lidhur dhe shënon rekord botëror

Amerikani driblon topin e basketbollit me sy të lidhur dhe shënon rekord botëror

Interesante
Në cilën gotë ka më shumë ujë?

Në cilën gotë ka më shumë ujë?

Interesante
Kalo në kategori