Në një aksion të Policisë së Kosovës në veri dyshohet se kishte rrjedhje të informacionit. Prandaj mëngjesin e 10 tetorit të vitit të kaluar, në një aksion në veri policia e Kosovës nuk ia doli të arrestojë dhjetë persona që i kishte në cak.
Nga 18 persona që u kërkuan, vetëm tetë prej tyre përfunduan në pranga.
Shqetësimin për rrjedhje informacioni e kishte ngritur vetë drejtori i Policisë në konferencën pas aksionit.
Por rrjedhje të informacionit dyshohet se kishte pasur edhe në një aksion të policisë e doganës gjatë javëve të fundit në veri të vendit, raporton RTV Dukagjini.
Për këtë aksion të 25 dhjetorit, shqetësimet për rrjedhje informacioni i kishte shprehur vet ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
“Në një nga lokacionet është vërejtur infrastruktura por mungonin pajisjet për këtë veprimtari të jashtëligjshme. Duke marrë parasysh këtë fakt, Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intensive për rrjedhje të informatës zyrtare”, kishte njoftuar Sveçla.
Nga Inspektorati Policor i Kosovës, thonë se janë duke bërë hetime në këtë drejtim por pa dhënë komente tjera.
Për Nuredin Ibishin, që një kohë ka qenë edhe pjesë e Policisë së Kosovës, rrjedhja e informacioneve mund të ketë pasoje për zyrtarët policorë apo doganorë që marrin pjesë në aksione.
“Rrjedhja e informacioneve pos dështimit të operacioneve mund të sjellë pasoja të rënda edhe për zyrtarët policorë dhe zbatues tjerë të ligjit siç janë doganierët apo zyrtarë tjerë shtetëror…Tashmë supozohet se ka përsëritje të rrjedhjes së informacioneve dhe duhet të merren patjetër masa për të kuptuar se nga ku po ndodh kjo rrjedhje e informacioneve”, deklaroi Ibishi, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë për avokaten Fehmije Gashi-Bytyqi e cila poashtu ka qenë pjesë e strukturave policore, ruajtja e informacionit është e vështirë kur në operacione përfshihen struktura të ndryshme shtetërore.
“Në çështjet e sigurisë është i përfshirë edhe faktori ndërkombëtarë apo KFOR-i, që është mjaft e vështirë të fokusohen dyshimet në hetimin e rrjedhjes së informacioneve”, deklaroi Gashi-Bytyqi.
Ndryshe nga veriu, Policia e Kosovës për ruajtjen e informacionit po tregohet më efikase në aksionet ne jug të vendit ku së fundmi në operacionin “Brezovica” u arrestuan dhjetëra persona përfshirë edhe zyrtarë shtetëror./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?