LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Gjysmëvjetori i dytë fillon nesër, për skenarët e zhvillimit të mësimit vendosin task forcat në nivel komune

Nagavci: Gjysmëvjetori i dytë fillon nesër, për skenarët e zhvillimit të mësimit vendosin task forcat në nivel komune
Foto: Arkiv

Gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat do të nis nesër sipas planifikimeve. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

E pyetur se shkaku i gjendjes me pandeminë COVID-19 a ekziston mundësia që të ketë masa shtesë për fillimin e procesit mësimor, Nagavci tha se kjo u takon task forcave në nivel komune që të marrin vendime.


“Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë sipas planifikimit. Pasi në fuqi janë të gjithë skenarët, përfshi ata me mundësinë për mësimin nga distanca apo me numër të kufizuar të nxënësve, do të jetë në kompetencë të Task forcave në nivel komune të marrin vendim për ndonjërin nga skenarët në rast nevoje”, u shpreh ministrja Nagavci.

Edhe vetë MASHTI ka dalë me një njoftim ku ka njoftuar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, se nesër, 10 janar 2022, fillon periudha e dytë e vitit shkollor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Përveç mësimit me prani fizike në shkollë, do të jenë në dispozicion edhe mundësitë për organizimin e mësimit online nëse paraqitet nevoja.

Ministria e Arsimit fton të gjithë akterët e përfshirë në shkollë që të respektojnë masat mbrojtëse të përcaktuara nga IKShPK.

SBASHK-u: Nëse nuk respektohen afatet për Ligjin e pagave, mund të ketë grevë
Lexo po ashtu SBASHK-u: Nëse nuk respektohen afatet për Ligjin e pagave, mund të ketë grevë

Ndryshe kujtojmë se SBASHK-u ka thënë se nëse Qeveria nuk i përmbahet afateve për Ligjin e pagave deri të mars, atëherë do të ketë grevë.

SBASHK-u thekson se Qeveria do të jetë përgjegjëse pse nuk ka mbajtur fjalën dhe premtimin e dhënë.

“Ky nuk është as shantazh, as kërcenim, po paralajmërim me kohë se grevë mund të ketë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori