LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Ndaj Romës gjithmonë është ndeshje e komplikuar, Mourinho po bën punë të mirë

Allegri: Ndaj Romës gjithmonë është ndeshje e komplikuar, Mourinho po bën punë të mirë

Roma dhe Juventus do të përballen në kuadër të xhiros së 21-të në derbin e Serie A.

Dy skuadrat kanë mbetur më mbrapa në tabelë, por janë duke luftuar për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.


Para përballjes që do të zhvillohet të dielën në Olimpico, ka folur trajneri i Juventusit, Massimliano Allegri.

Trajneri italian nuk do ta drejtojë Zonjën e Vjetër nga banka nesër pasi është i pezulluar, por ka thënë se ndaj Romës gjithmonë është sfidë e komplikuar.

“Juventus-Roma është gjithmonë një ndeshje e komplikuar. Ata kanë futbollistë individual shumë të mirë në skuadër. Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë, të jemi konkurrues dhe të përgatitemi sa më mirë”, tha Allegri.

Tutje trajneri i Juventusit ka folur edhe për Jose Mourinhon, kur u pyet nëse janë të ngjashëm.

“Unë i ngjashëm me Mourinho? Erdha këtu pasi do të ishte një vit që do të punonim për t’u kthyer në garë për titullin kampion pas një ose dy vitesh. Roma është tre pikë pas nesh dhe Mourinho është duke bërë një punë të mirë. Nuk mund t’i ndryshoni të gjithë në pak muaj, askush nuk bën dot mrekulli”.

“Ekipi po përmirësohet dhe duhet pak durim. Unë e dija këtë dhe nuk kam frikë. Është normale që të gjithë të duan të fitojnë, por ju duhet të ndërtoni ekipin për të luftuar për titullin kampion në Serie A”, deklaroi Allegri. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori