LAJMI I FUNDIT:

Brigitte Bardot refuzon të marrë vaksinën kundër coronavirusit

Brigitte Bardot refuzon të marrë vaksinën kundër coronavirusit

Pavarësisht rekomandimeve dhe presioneve nga qeveria dhe institucionet shëndetësore, Brigitte Bardot nuk dëshiron të dëgjojë për vaksinimin.

Në moshën 87-vjeçare, ish-ylli francez i filmit refuzon vaksinën kundër COVID-19 dhe në një intervistë për të përjavshmen Gala, ajo tha: “Jo, jo vaksinë! Unë jam alergjike ndaj të gjitha kimikateve”.


B.B pretendon se është shëndoshë e mirë dhe tha: “Edhe kur shkova në udhëtime në Afrikë, nuk pranova të vaksinohem. Mjeku im në atë kohë më dha një certifikatë false. Shkova dhe u ktheva në gjendje të mirë”.

Brigitte Bardot (Foto: Getty Images)

Në intervistë, ish-aktorja tha më pas për vdekjen “se një ditë apo një tjetër i prek të gjithë”.

Të gjitha lajmet nga Brigitte Bardot
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Brigitte Bardot

Edhe përkundër moshës së saj, aktorja e konsideroi veten në gjendje të mirë shëndetësore.

“Sigurisht, unë jam 87 vjeçare, por ju betohem që nuk dukem ashtu siç jam. Nuk kam flokë të bardhë, jam shumë e hollë.” “Unë kam osteoartrit të dyfishtë të ijeve, eci me paterica, por nëse më kap një rumba, një cha-cha-cha, një melodi e Gipsy Kings ose diçka flamenko, të betohem se kam një nga ato dëshirat për të lëvizur”, vazhdoi ajo.

Brigitte Bardot kur ishte e re

B.B. u qortua për deklaratat e saj nga ministrja franceze e Kulturës, Roselyne Bachelot,, e cila tha: “Kur je në një moshë të caktuar, ke një përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm, një përgjegjësi për t’i mbrojtur ata”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori