Fermeri turk po i vendos lopëve kufje VR duke i bërë të mendojnë se gjenden në livadh – sipas tij kjo ka ndikuar në rritjen e ‘prodhimit’ të qumështit
Një fermer turk po ia vendos lopëve kufjet e realitetit virtual (VR) për t’i bërë ato të mendojnë se janë jashtë në një livadh.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Izzet Kocak nga Turqia, iu është drejtuar kësaj teknologjie pasi ka parë një studim që sugjeronte se i bën lopët më të lumtura. Kjo, nga ana tjetër, do të thotë se ato do të ‘prodhojnë’ më shumë qumësht.
Kocak thotë se kjo tashmë po jep rezultat. Ai ua vendosi kufjet dy lopëve të tij dhe vuri në dukje se prodhimi u qumështit u rrit nga 22 litra në 27 litra në ditë.
Dhe çfarë po shohin lopët përmes kufjeve VR? Me sa duket, janë vizione të botës së jashtme.
“Ato po shikojnë një kullotë të gjelbër dhe kjo u jep atyre një nxitje emocionale. Lopët janë më pak të stresuara”, tha ai. /Telegrafi/
❝İşletmemizdeki ineklerden günlük ortalama 22 litre süt alıyoruz. Sanal gerçeklik gözlüğü taktığım 2 ineğin süt ortalaması 27 litreye kadar çıktı❞
?? İneklere sanal gerçeklikle yeşil çayırları izleterek süt üretimini artırmayı hedefliyor https://t.co/YDI2lUmqBT pic.twitter.com/Zz5tPEVuHM
— ANADOLU AJANSI (@anadoluajansi) January 6, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'