LAJMI I FUNDIT:

Gjendje e rënduar prej COVID-19, Cassano shtrihet në spital

Gjendje e rënduar prej COVID-19, Cassano shtrihet në spital

Ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Romës dhe Sampdorias, Antonio Cassano është shtruar në spital me komplikacione nga COVID-19.

39-vjeçari doli në pension në vitin 2018 pas 400 paraqitjeve në Serie A, në të cilat shënoi 112 gola.


Gruaja e tij Carolina Marcialis kishte konfirmuar përmes mediave sociale se Cassano rezultoi pozitiv me COVID-19 gjatë festave të Krishtlindjeve dhe ishte i izoluar në shtëpi.

Ishte raportuar gjerësisht se Cassano nuk ishte vaksinuar, por Marcialis njoftoi përmes Instagram Stories se ai kishte marrë dy doza dhe nuk e kishte marrë ende përforcuesin.

Sipas ‘Genova Today’, ‘Il Messaggero’ dhe burimeve të tjera, gjendja e tij u përkeqësua gjatë dy ditëve të fundit dhe Cassano tani është një pacient i shtruar në spitalin San Martino në Genoa.

Marcialis shkroi në Instagram Stories: “Antonio është në spital dhe po shkon mirë”.

Ai nuk është ish-lojtari i parë që është shtruar në spital me komplikime nga COVID-19, pasi shoku i skuadrës së Romës së Cassano, Daniele De Rossi, kishte nevojë për oksigjen shtesë në prill 2021. /Telergafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori