LAJMI I FUNDIT:

Burri 61-vjeçar lirohet prej burgut pas 37 vitesh – dëshmitari mori ‘shërbime seksuale dhe drogë për dëshmi të rreme’

Burri 61-vjeçar lirohet prej burgut pas 37 vitesh – dëshmitari mori ‘shërbime seksuale dhe drogë për dëshmi të rreme’

Një burrë nga Filadelfia u lirua nga burgu të martën pas 37 vitesh në një rast të montuar nga detektivët, të cilët dyshohet se i ofruan një dëshmitari seks dhe drogë në vitin 1983 në këmbim të dëshmisë së rreme.

Dëshmitari i gjyqit u akuzua për dëshmi të rreme vetëm disa ditë pasi Willie Stokes u dënua për vrasje në vitin 1984, transmeton Telegrafi.

Stokes, 61 vjeç, doli nga një burg shtetëror pranë Filadelfias, i etur për të marrë një përqafim nga nëna e tij, raporton foxnews.


“Sot është një ditë e jashtëzakonshme. Të gjithë jemi shumë mirënjohës”, tha avokati i tij, Michael Diamondstein. “Megjithatë, është gjithashtu një ditë e trishtuar, sepse na kujton se sa i paligjshëm dhe i padrejtë ishte zbatimi i ligjit në Filadelfia për kaq shumë kohë”, shtoi ai.

Të dy detektivët që dyshohet se i ofruan dëshmitarit Franklin Lee një marrëveshje seksi dhe drogë për dëshmi të rreme rreth një vrasje të vitit 1980, tani kanë vdekur.

Lee hoqi dorë nga rrëfimi i trilluar në gusht të vitit 1984, por Stokes u dënua me burgim të përjetshëm.

Disa ditë më vonë, prokurorët e Filadelfias e akuzuan Lee për dëshmi të rreme – jo për dëshminë në gjyq, por për dëshminë fillestare që kishte dhënë në seancën paraprake. Lee u deklarua fajtor, duke pranuar se e kishte trilluar rrëfimin dhe u dënua me shtatë vite heqje lirie. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Kalo në kategori