LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një foshnje e sapolindur në Alaskë, nëna kishte lënë një letër lamtumirëse

Gjendet një foshnje e sapolindur në Alaskë, nëna kishte lënë një letër lamtumirëse

Një foshnje u gjet e braktisur në një kuti kartoni në Alaskë të shoqëruar me një letër që e kishte lënë nëna e dëshpëruar, e cila tha se nuk kishte mundësi ta ushqente foshnjën e saj.

Autoritetet e shtetit të Alaskës iu përgjigjën një raportimi të një foshnjë të braktisur, ecila ishte gjetur në natën e Vitit të Ri.

Foshnja u gjet nga banorja e Fairbanks, Roxy Lane, e cila publikoi edhe përmbajtjen e letrës ndërsa tregoi se foshnja ishte e mbështjellë me batanije, raporton nypost.


“Të lutem më ndihmo!!!” filloi shënimi. “Kam lindur sot më 31 dhjetor 2021 (në) 6 të mëngjesit, kam lindur 12 javë para kohe. Nëna ime më lindi kur isha 28 javëshe. Prindërit dhe gjyshërit e mi nuk kanë ushqim apo para për të më rritur. Ata kurrë nuk kanë dashur të ma bëjnë këtë”, thuhet në shënim.

“Nëna e dëshpëruar ka vepruar në këtë mënyrë”, vazhdoi shënimi. “Të lutem më merr dhe më gjej një familje të dashur. Emri im është Teshawn”, shkruan më tutje.

Foshnja u dërgua nga EMS në një spital lokal dhe “u zbulua se ishte në gjendje të mirë shëndetësore”, sipas trupave shtetërore.

Lane shkroi në postim se e kishte gjetur foshnjën në një kuti kartoni pranë kutisë postare të shtëpisë së saj.

Lane iu lut kujtdo që e njihte nënën që të kontaktonte, pasi ajo mund të ketë nevojë për kujdes mjekësor ose “mund të jetë në një situatë të dëshpëruar, duke u ndjerë e braktisur”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori