Pandemia COVID-19 bëri që të mbyllen rreth 3 mijë biznese në Kosovë në dy vitet e fundit. Vetëm në vitin 2021 janë shuar 1,519 biznese. Sipas ekspertëve të ekonomisë, faktorë të tjerë përveç pandemisë që kanë ndikuar të shuhen një numër kaq i madh i bizneseve, është edhe mungesa e ofertës më të favorshme për të bërë biznes.
Numri më i madh i këtyre bizneseve që janë mbyllur kanë ushtruar veprimtari në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga hoteleria dhe akomodimi, si dhe industria përpunuese. Në listën e bizneseve të falimentuara figurojnë edhe biznese në fushën e ndërtimit.
Në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë tregojnë se gjatë vitit 2020 kanë falimentuar 1,346 biznese, ndërkaq më 2021 janë shuar 1,519 ose 173 më shumë se viti paraprak.
“Arsyeja e shuarjeve është kryesisht shuarje vullnetare”, thuhet në një përgjigje me shkrim për KosovaPress nga MINT.
Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi thekson se si rezultat i performancës së dobët ekonomike të bizneseve në vend, është rritur në vazhdimësi numri i kompanive të shuara.
Krasniqi shpreson se Qeveria e Kosovës do të miratojë një pako mbështetëse për bizneset si rrjedhojë edhe krizës energjetike në vend.
“Kosova si çdo shtet tjetër ka falimentim të bizneseve, dhe hapje të bizneseve të reja, kjo mund të ketë ndodhur edhe për shkak të pandemisë, dhe për shkak të pamundësisë së bizneseve që të afarojnë në këtë gjendje që nuk është e lehtë. Është gjendje shumë e rëndë, po shpresojmë të kemi një ofertë më të mirë të bizneseve, një trajtim më të mirë të të bërit biznes në mënyrë që të kemi edhe rritje ekonomike, rritje të punësimit dhe mirëqenie. Ne po shpresojmë që Qeveria do të dalë edhe me një program të përkrahjes së bizneseve për dëmet që është duke i shkaktuar edhe me goditjen e radhës, që është energjia elektrike”, theksoi Krasniqi.
Derisa ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj ka thënë se numri i bizneseve që janë të falimentuara është edhe më i lartë se ky prej rreth 3 mijë sosh të raportuara më shifra zyrtare.
Mulaj pohon se për shkak të procedurave të kërkuara nga shteti, mbi dhjetëra mijëra biznese nuk janë mbyllur e as nuk e ushtrojnë veprimtarinë e tyre biznesore, dhe kështu siç thotë ai, kanë mbetur pezull.
“Ky numër rreth 3 mijë biznese që janë mbyllur në këto dy vjet, një pjesë e tyre është për pasojë e pandemisë COVID-19, por edhe për pasojë e gjendjes së situatës ekonomike. Por, është edhe një numër i madh, mbi dhjetëra-mijëra biznese të cilat as nuk janë mbyllur, e as nuk e kanë filluar procesin e mbylljes së aktivitetit biznesor dhe realisht kanë mbetur pezull. Kështu që është një numër shumë i madh, dhe realisht ky numër i bizneseve të cilat edhe nuk e kanë mbyllur biznesin, por edhe nuk afarojnë në këtë kohë, i krijojnë problem jo vetëm Administratës Tatimore, por klimës së të bërit biznes në Kosovë, për shkak se potencialisht mund të rrisin edhe informalitetin në Kosovë”, thotë ai.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në dy vitet e fundit janë regjistruar gjithsej 19,863 biznese. Prej tyre, 9,802 gjatë vitit 2020 ndërsa 10,061 në vitin e kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje