LAJMI I FUNDIT:

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës sekuestroi gjashtë armë pa leje dhe 18 fishekë

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës sekuestroi gjashtë armë pa leje dhe 18 fishekë

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, raprton për gjashtë raste të në të cilat policia  ka sekuestruar armë mbajtje pa leje dhe disa fishekë gjithashtu.

Vetëm në komunën e Prishtinës policia i ka paraqitur katër raste, ku të gjithë të dyshuarit për armë mbajtje pa leje janë arrestuar e pastaj me vendim të prokurorit janë lëshuar në shtëpi duke iu vazhduar procedura në mënyrë të rregullt.


Kurse dy  rastet e tjera ishin në komunën e Pejës dhe atë të Skenderajt.

Raporti  plotë i policisë për armëmbajtjet pa leje gjatë 24 orëve të fundit:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

  • Rr. Emrush Miftari, Pejë 02.01.2022 – 14:25. Është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar  pasi tek i njëjti gjatë kontrollit trupor i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

  • Rr. Fadil Rrustemi, Skenderaj 02.01.2021 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që në veturën me targa vendore, të cilën e drejtonte i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

  • Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 01.01.2022 – 23:00. Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

  • Rr. Garibaldi, Prishtinë 01.01.2022 – 22:30. Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë copë fishekë. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

  • Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 02.01.2022 – 15:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator me 7 copë fishekë. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

  • Rr. Gollaku, Prishtinë 02.01.2022 – 15:40 Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  te i cili njësiti policor gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë dhe 2 copë fishekë.  I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori