LAJMI I FUNDIT:

Lukaku shpërthen në intervistën e fundit ndaj Tuchel dhe Chelseat: Nuk jam i lumtur, por nuk dorëzohem – dua të kthehem te Interi

Lukaku shpërthen në intervistën e fundit ndaj Tuchel dhe Chelseat: Nuk jam i lumtur, por nuk dorëzohem – dua të kthehem te Interi

Romelu Lukaku duket se është penduar për lëvizjen e bujshme në verë te Chelsea, ku zgjodhi të vazhdonte karrierën.

Sulmuesi belg mesa duket nuk i ka bërë mirë llogaritë me skemat e trajnerit Thomas Tuchel teksa në këtë sezon dhe ia ka dalë të shënojë vetëm pesë gola.


Në një intervistë për Sky Sports, 28-vjeçari ka bërë disa deklarata shumë të bujshme që mund të shkaktojnë “rrëmujë” në afatin kalimtar, pasi sulmuesi theksoi se shpreson për një rikthim te Inter.

“Fizikisht jam shumë mirë, por nuk jam i lumtur me situatën te Chelsea. Tuchel ka vendosur të luajë me një tjetër sistem, por unë nuk dorëzohem. Jam një profesionist edhe pse nuk jam aspak i lumtur për momentin”.

“Mendoj se gjithçka ndodhi në verë, nuk duhej të ndodhte në atë mënyrë”.

“Mënyra si lashë Interin, përshëndetja me tifozët. Kjo më shqetëson shumë sepse nuk ishte koha e duhur, tani është momenti për të folur për ndjenjat e mia”.

“E kam thënë gjithnjë se e kam Interin në zemër, e di që do të rikthehem aty, jo në fund të karrierës, por kur jam në gjendje të fitoj trofe”.

“Shpresoj që kjo të ndodhë sepse jam i dashuruar me Italinë, tani është momenti i duhur për të folur dhe për të bërë njerëzit të kuptojnë se çfarë ndodhi”.

“Dua me të vërtetë t’i kërkoj falje tifozëve të Interit. Koha kur unë fola ishte e gabuar. Ajo që keni bërë për mua dhe familjen time nuk do të mund ta harroj kurrë”, ka thënë Lukaku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori