LAJMI I FUNDIT:

Dita e Veteranëve, politikanët kujtojnë sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së

Dita e Veteranëve, politikanët kujtojnë sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së

Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me rastin e 30 dhjetorit, Ditës së Veteranëve tha se kjo ditë i dedikohet njerëzve që patën guximin që në momentet më të vështira, atdheut t`i bëhen mbrojtës, por edhe të jenë lajmëtarë të lirisë.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se kjo datë bie në të njëjtën ditë kur tri dekada më parë, më 30 dhjetor 1991, komandanti legjendar Adem Jashari me familje nisi rezistencën në një përballje direkte me forcat e regjimit gjenocidal serb.


Dita e veteranëve, Osmani: Përulem para atyre që atdheun e kanë mbi të gjitha
Lexo po ashtu Dita e veteranëve, Osmani: Përulem para atyre që atdheun e kanë mbi të gjitha

“Fundviti përkon edhe me Ditën e Veteranit të UÇK-së, e cila i dedikohet njerëzve që patën guximin që në momentet më të vështira, atdheut t`i bëhen mbrojtës, por edhe të jenë lajmëtarë të lirisë. Sot nderojmë të gjithë ata veteranë, të cilët nuk hezituan, por rezistuan, nuk ngurruan, por luftuan dhe nuk u zmbrapsën, por i dhanë shtytje lirisë sonë.  Kjo datë bie në të njëjtën ditë kur 3 dekada më parë, më 30 dhjetor 1991, komandanti legjendar Adem Jashari me familje nisi rezistencën në një përballje direkte me forcat e regjimit gjenocidal serb, duke shënuar kësisoj fillet e rezistencës ushtarake të ushtrisë, së cilës i priu deri në rënien e tij bashkë me familje. Përulem para të gjithë atyre veteranëve, të cilët atëherë e sot, atdheun e kanë mbi të gjitha!”, thuhet në postimin e Osmanit.

Me rastin e Ditës së Veteranit edhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka uruar veteranët e luftës çlirimtare të Kosovës.

“Atyre që guxuan, atëherë kur Atdheu kishte më së shumti nevojë – nderime të përjetshme! Urime Dita e Veteranit, të gjithë luftëtarëve të lirisë!”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.


Kjo ditë sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë.

Në këtë ditë kujtohet deri në përjetësi Prekazi, Gllogjani e të gjitha vatrat e luftës, që i rezistuan makinerisë ushtarake serbe duke mos u përkulur deri në fitore.

Ndërkaq, në këtë ditë ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Të dashur bashkëluftëtarë, urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie. Zoti është me guximtarët”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori