LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Në vitin 2022 do të ketë rritje prej 5% të pagave për të gjithë punonjësit shëndetësor

Filipçe: Në vitin 2022 do të ketë rritje prej 5% të pagave për të gjithë punonjësit shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot ka mbajtur takim pune me shoqatat sindikale të punonjësve shëndetësor, në të cilin është nënshkruar marrëveshje kolektive, sipas së cilës vitin që vjen do të realizohet rritje e pagave për 5% për të gjithë të punësuarit në shëndetësi.

Për këtë qëllim për vitin 2022 janë ndarë gjithsej 600 milionë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Filipçe tha se në 4 vitet e fundit kjo Qeveri ka rikthyer dinjitetin e mjekëve dhe personelit mjekësor.

“Kemi rritur pagën bazë të mjekëve specialistë me 40%, të infermierëve nga 20% në 23%, të mjekëve të përgjithshëm me 25%, dhe të bashkëpunëtorëve shëndetësorë me 15%. Pagat e mjekëve specialistë janë dyfishuar diku. Korrigjuam koeficientin e detyrës. Bashkëpunëtorëve të rinj u siguruam sigurim shëndetësor, turne të paguara dhe kompensim mujor në shumën e pagës bazë të mjekut të përgjithshëm. Qytetarët meritojnë kujdesin më të mirë mjekësor, kurse punëtorët shëndetësorë meritojnë kushte të denjë për kryerjen e veprimtarisë së tyre”, tha Filipçe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori