LAJMI I FUNDIT:

Çfarë parashohin Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit pas dorëheqjes së kryeministrit Zaev

Çfarë parashohin Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit pas dorëheqjes së kryeministrit Zaev

Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev dje kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi ia dorëzoi dorëheqjen e paralajmëruar nga funksioni i kryeministrit, që duhet të konstatohet para seancës së sotme për pyetje të deputetëve, me çka fillojnë të vijojnë edhe afatet kushtetuese për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rregullorja e Kuvendit e rregullojnë procedurën në rast dorëheqjeje të kryetarit të Qeverisë.


Në nenin 93 të Kushtetutës është theksuar se “Dorëheqja e kryetarit të Qeverisë, vdekja e tij ose pengesa e përhershme që ta kryejë funksionin, tërheqin dorëheqje të Qeverisë. Qeveria e cila ka dhënë dorëheqje ose së cilës i është ndërprerë mandati, mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”.

Në nenin 219 të Rregullores së Kuvendit, qëndron se “Qeveria, kryetari i Qeverisë ose anëtar i Qeverisë mund të japin dorëheqje. Dorëheqja e Qeverisë ose e kryetarit të Qeverisë, parashtrohet te kryetari i Kuvendit në formë të shkruar dhe mund të shpjegohet… Dorëheqjen e Qeverisë ose kryetarit të Qeverisë, kryetari i Kuvendit menjëherë e dorëzon te deputetët dhe te presidenti i Republikës”.

Në nenin 220 më tutje thuhet se “Kuvendi në mbledhjen e parë të ardhshme, pa debatuar, konstaton se kryetarit të Qeverisë, Qeverisë dhe anëtarit të Qeverisë, mandati iu ndërpritet në ditën e mbajtjes së mbledhjes”.

Më pas sipas nenit 90 të Kushtetutës, presidenti i shtetit është i obliguar në afat prej dhjetë ditësh t’ia besojë mandatin për përbërjen e Qeverisë një kandidati të partisë, gjegjësisht partive që kanë shumicë në Kuvend. Mandatari në afat prej 20 ditësh nga dita e dorëzimit të mandatit, Kuvendit i dorëzon program dhe e propozon përbërjen e Qeverisë.

Qeverinë me propozimin e mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedhë Kuvendi me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Zoran Zaev në dorëheqjen e shkruar deri tek Xhaferi theksoi se këtë vendim e ka marrë si hap logjik i cili del nga rezultati në zgjedhjet lokale dhe si shprehje e përgjegjësisë së ndërmarrë për rezultatet e zgjedhjeve. Ai gjithashtu thotë se dorëheqjen nuk do ta elaborojë me gojë para deputetëve.

Pas konstatimit të dorëheqjes, pritet shumica parlamentare për mandatar ta propozojë liderin e ri të LSDM-së dhe zëvendësministrin aktual të Financave, Dimitar Kovaçevski.

Pas mandatit të marrë Kovaçevski në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm në Kuvend duhet ta dorëzojë programin dhe propozimin për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, pas çka do të pasonte zgjedhja e qeverisë së re në seancë kuvendore.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori