LAJMI I FUNDIT:

Nedim Bajrami i shënon super gol Milanit

Nedim Bajrami i shënon super gol Milanit

Empoli është duke barazuar me shifrat 1-1 kundër Milanit në kuadër të javës së 19-të në Serie A.

Ndeshja nuk po shkon mirë për kuqezinjtë, të cilët janë ndëshkuar nga mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami.


Pas një goditjeje këndi, Empoli ka vijuar aksionin që është finalizuar me gol nga futbollisti 22-vjeçar.

Bajrami lëshon predhën duke i shënuar kështu një supergol Milanit.

Me paraqitjet në javët e fundit mesfushori i talentuar po kthehet në formën e sezonit të kaluar, kur ishte një nga elementet kyçe të Empolit. /Telegrafi/