Mario Balotelli nuk ndryshon, feston golin duke shkelmuar bashkëlojtarin në kokë
Mario Balotelli vendosi të bashkohet në festimet e golave të klubit të tij, Adana Demirspor, të martën mbrëma, duke goditur në kokë shokun e skuadrës, Yunus Akgun, i cili shënoi të dy golat në fitoren ndaj Galatasarayt.
Ish-sulmuesi i Manchester Cityt dhe Interit, i cili nënshkroi në korrik për skuadrën nga Superliga e Turqisë, ka shijuar një fillim të mirë të jetës në Turqi, duke shënuar gjashtë gola në 17 paraqitje në ligë.
I njohur për veprimet e tij brenda dhe jashtë fushës, Balotelli është shpesh në krye të lajmeve dhe një moment gjatë fitores më të fundit të klubit kundër Galatasaray ka bërë që njerëzit të flasin përsëri.
Menjëherë pasi Yunus Akgun shënoi golat kundër skuadrës së Fatih Terimit, italiani po ecte pranë golashënuesit në festën e bërë, kur, nga askund, ai prodhoi një goditje akrobatike.
Goditja e italianit goditi kokën e Akgun dhe Balotelli u largua sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Ky është moment i çuditshëm dhe i rrallë në botën sportive, por jo edhe për Balotellin, i cili njihet për lajmet e jashtëzakonshme.
Balotelli edhe në fillim të sezonit u pa duke goditur një bashkëlojtar të tij në bankinë, pasi gjatë një ndeshjes u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë. /Telegrafi/
😂 @FinallyMario jokingly kicks his team mate in the head to celebrate @AdsKulubu's goal!
🎥: @beINSports_TR pic.twitter.com/P4TTTOWXIu
— GiveMeSport (@GiveMeSport) December 21, 2021
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Portugalia publikon listën me 26 lojtarë të ftuar, Roberto Martinez iu beson veteranëve
Armend Thaqi për finalen ndaj Prishtinës: Luftojmë për t’ia sjell Ballkanit trofeun e parë të Kupës së Kosovës
Voska Sport pranë historisë, kërkon trofeun e parë të Kupës kundër Tikveshit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251