LAJMI I FUNDIT:

‘Çmendet’ Balotelli – godet me boks në sup bashkëlojtarin e tij pas një zëvendësimi

‘Çmendet’ Balotelli – godet me boks në sup bashkëlojtarin e tij pas një zëvendësimi

Mario Balotelli goditi një shok të skuadrës së Adana Demirspor pas një zhgënjimi të tij pasi u zëvendësua herët në ndeshjen e së premtes mbrëma.

Reprezentuesi italian nuk është i panjohur për polemikat dhe sjelljet e tij, por ai tani ka filluar ta tregojë karakterin edhe në Superligën turke.


Klubi i tij, Adana Demirspor, ishin të etur për të siguruar fitoren e tyre të parë të sezonit dhe me rezultatin ende 0-0 pas 56 minutave, menaxheri Samet Aybaba vendosi të ndryshojë gjërat.

Ai e largoi nga loja Balotellin, i cili ende nuk ka shënuar këtë sezon, dhe italiani nuk ishte aspak i lumtur me zëvendësimin.

Balotelli zuri vendin e tij në stol dhe aty filloi gjithë zemërimin ndërsa bërtiste në praninë e një bashkëlojtarit të ekipit dhe një trajneri.

Ai pastaj përplasi këmbët në tokë para se të godiste bashkëlojtarin e tij me boks në krahun e majtë.

Lojtari i hodhi një vështrim të shpejtë Balotellit, por ai tashmë ishte qetësuar dhe u ul në karrigen e tij.

Ndryshe, Balotelli njihet për karakterin e tij të tensionuar, ndërsa shpeshherë është gjendur duke u grindur me bashkëlojtarë dhe kundërshtar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori