LAJMI I FUNDIT:

Neville i dashuruar në lojtarin e Liverpoolit – e krahason me De Bruynen, Gerrardin dhe Beckhamin

Neville i dashuruar në lojtarin e Liverpoolit – e krahason me De Bruynen, Gerrardin dhe Beckhamin

Gary Neville e vlerëson Trent Alexander-Arnoldin si një “fenomen absolut” dhe e ka krahasuar atë me lojtarin e Manchester City, Kevin De Bruyne dhe legjendën e Liverpoolit, Steven Gerrard.

Trent ka qenë në formë mahnitëse për The Reds këtë sezon dhe shënoi një super gol  kundër Newcastles javën e kaluar.


Mbrojtësi i djathtë 23-vjeçar vazhdoi të tregojë rëndësinë e tij për skuadrën e Jurgen Klopp pasi asistoi te Andy Robertson në barazimin 2-2 të Liverpoolit me Tottenhamin të dielën.

Klopp i pakënaqur me referimin: Duhej karton i kuq në Harry Kane, ndërhyrja ndaj Jotas ishte penallti
Lexo po ashtu Klopp i pakënaqur me referimin: Duhej karton i kuq në Harry Kane, ndërhyrja ndaj Jotas ishte penallti

Trent ka shënuar dy herë dhe ka arritur tetë asistime në 16 paraqitje në Ligën Premier këtë sezon, së bashku me tre asistime në tre ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Neville tani ka këmbëngulur se ai “kurrë nuk ka parë” një mbrojtës të krahut si anglezi.

Duke folur në  podkastin e tij në  Sky Sports , legjenda e Manchester United tha: “Unë nuk mendoj se kam parë dy mbrojtës të krahut të luajnë në Ligën Premier që janë aq të mirë sa këta të dy si një çift”.

Ai ishte ndërhyrje për karton të kuq? Kane komenton incidentin e tij ndaj Robertson
Lexo po ashtu Ai ishte ndërhyrje për karton të kuq? Kane komenton incidentin e tij ndaj Robertson

“Mënyra në të cilën ata kombinohen në fushë, mënyra se si ata luajnë lojën, ata janë në një koordinim absolut”.

“Robertson me qëndrueshmërinë e tij bën gjithçka mirë. Mbrohet mirë, ai është konkurrues – paksa shumë në fund, por ai shënoi një gol dhe asistoi te një tjetër”.

“Alexander-Arnold është një fenomen absolut kur bëhet fjalë për cilësinë e lojës së tij. Është diçka që nuk e kam parë kurrë më parë nga një mbrojtës i krahut”.

Mark Clattenburg jep verdiktin e tij mbi ndërhyrjen e Harry Kane kundër Andy Robertson
Lexo po ashtu Mark Clattenburg jep verdiktin e tij mbi ndërhyrjen e Harry Kane kundër Andy Robertson

“Është si De Bruyne, është [David] Beckham, është Gerrard dhe ata janë lojtarë sulmues. Ai luan si mbrojtës i djathtë”.

“Kontributi që japin këta të dy është i pabesueshëm. Është e çuditshme për mua. Jam rritur duke thënë le ta ketë mbrojtësi i krahut. Ju nuk mund t’i lini këta të dy ta kenë atë”.

Pas ndeshjes me Tottenhamin, një Klopp i zemëruar iu afrua gjyqtarit Tierney që ta sqaronte situatën
Lexo po ashtu Pas ndeshjes me Tottenhamin, një Klopp i zemëruar iu afrua gjyqtarit Tierney që ta sqaronte situatën

Liverpool është i dyti në Ligën Premier dhe pas kampionit në fuqi Cityt me tre pikë.

Reds do të kthehen në aksion të mërkurën në ndeshjen e tyre çerekfinale të Carabao Cup kundër Leicester City në Anfield. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori