LAJMI I FUNDIT:

Pas ndeshjes me Tottenhamin, një Klopp i zemëruar iu afrua gjyqtarit Tierney që ta sqaronte situatën

Pas ndeshjes me Tottenhamin, një Klopp i zemëruar iu afrua gjyqtarit Tierney që ta sqaronte situatën

Jurgen Klopp u zemërua me gjyqtarin Paul Tierney pas barazimit të Liverpoolit me Tottenham Hotspur të dielën në mbrëmje, pas dy vendimeve të diskutueshme.

Barazimi 2-2 në stadiumin e Tottenham Hotspur kishte të gjitha, por jo edhe një referim korrekt, kështu së paku vlerësojnë lojtarët dhe trajnerët e të dyja ekipeve.


Në pjesën e parë, mysafirët ishin të acaruar, veçanërisht pasi Harry Kane shmangi disi një karton të kuq për një ndërhyrje të pamatur ndaj Andrew Robertson.

Mark Clattenburg jep verdiktin e tij mbi ndërhyrjen e Harry Kane kundër Andy Robertson
Lexo po ashtu Mark Clattenburg jep verdiktin e tij mbi ndërhyrjen e Harry Kane kundër Andy Robertson

Klopp u acaruar edhe më shumë kur Diogo Jota u duk se u rrëzuar brenda zonës nga Emerson Royal, por Tierney nuk sinjalizoi për penallti.

Gjermani mori një karton të verdhë për protesta dhe pas ndeshjes iu drejtuar gjyqtarit për vendimet kontroverse që kishte marrë gjatë ndeshjes.

Ai ishte ndërhyrje për karton të kuq? Kane komenton incidentin e tij ndaj Robertson
Lexo po ashtu Ai ishte ndërhyrje për karton të kuq? Kane komenton incidentin e tij ndaj Robertson

Klopp gjithashtu mund të dëgjohet duke u ankuar te Tierney se ai ‘nuk ka luajtur kurrë futboll’, në intervistën e tij pas ndeshjes dhe ish-trajneri i Borussia Dortmund përsëriti ankesën.

54-vjeçari shpjegoi se ishte për shkak të gjyqtarit që pretendonte se Jota ishte rrëzuar në zonë sepse donte të kishte kontakt me Emerson për të fituar një penallti.

Harry Kane i shpëtoi kartonit të kuq pas ndërhyrjes së rëndë ndaj Robertson
Lexo po ashtu Harry Kane i shpëtoi kartonit të kuq pas ndërhyrjes së rëndë ndaj Robertson

Ky ishte në thelb një pretendim që sulmuesi portugez po përpiqej të mashtronte, kur në realitet ai po përpiqej të bënte një goditje kur mbrojtësi i krahut u përplas me të.

Trajneri i Liverpoolit mund ta konsiderojë veten pak me fat që nuk iu dha një karton i kuq për incidentin dhe disa do të argumentonin se e verdha gjatë lojës mund të kishte qenë e kuqe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori