Policia e Kosovës ka lansuar “Agjendën për barazi gjinore dhe planin e veprimit 2021-2023”. Vendimi i tillë u mirëprit nga krerët e shtetit dhe u konsiderua i nevojshëm për vendin.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se si presidente ajo është e përkushtuar jo vetëm ndaj fuqizimit të gruas në përgjithësi, por me theks të veçantë promovimin e tyre në sektorin e sigurisë, duke e parë si parakusht për suksesin e shoqërisë tonë.
“Në qendër të kësaj agjende është barazia, diversiteti dhe të drejtat e njeriut të cilat janë shtyllat mbi të cilat është ndërtuar shteti jonë. Ndër elementet kryesore të sundimit të ligjit është barazia e të gjithëve para ligjit. Siç e dini pabarazi gjinore ndikojnë në shkallën e krimit dhe në viktimat e tij. Këto pabarazi ndikojnë edhe në mënyrën sesi luftohet krimi. Sa më shumë barazi në institucionet e sigurisë, aq më shumë do të mbrohen viktimat dhe po aq shumë do të sjellën para drejtësisë autorët e krimeve”, tha Osmani.
Ajo shtoi se barazia gjinore i ka sfidat e veta dhe se institucioneve ju mbetet që barazinë gjinore ta bëjnë pjesë të angazhimit të tyre të përditshëm.
“Ato gra që dhanë gjithçka që ne të kemi institucione të lira të pavarura e të barabarta janë burim i vazhdueshëm inspirimi për rrugën që kemi përpara. Nuk ka barazi të barabartë, nëse barazia nuk i prek të gjithë sektorët. Ne duhet t’i inkurajojmë gratë që të bëhen pjesë e sektorit të sigurisë. Duhet të shmangim stereotipat e betonuara për sektorin e sigurisë si një sektor i burrave, nuk ka sektor të burrave ka sektor të sigurisë me burra e gra. Të dhënat tregojnë se në Policinë e Kosovës 15% janë gra, në SHKK 13%, në FSK 11% e të tjera. Na mbetet shumë punë që ta rrisim përkushtimin që këto statistika të pësojnë ndryshim”, u shpreh Osmani.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se barazia gjinore nuk ka për qëllim vetëm kuotën gjinore, por është edhe detyrim ligjor.
“Agjenda është ballafaquar me sfida të shumta në zbatimin e legjislacionit. Policia e Kosovës na dëshmon qasjen pro aktive për ta fuqizuar rritjen e grave në siguri. Arritja e barazisë gjinore nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e kuotës gjinore por është detyrim ligjor për të arritur sundim të ligjit. Kur gratë e raportojnë dhunën, duhet të gjejnë polici mbështetëse, dhe nuk duhet ta ndiejnë veten vetëm. Përfshirja e grave në institucione ka kthyer ne traditë, por është larg kërkesave që kanë gratë për tu përfshirë në këtë sektorë. Për të angazhuar më shumë gra në këtë sektorë, duhet të përkujdesemi bashkë, që t’i parandalojmë rastet e ngacmimit seksual në punë. Jemi të vetëdijshëm që mungon kujdesi ndaj fëmijëve që i bën të hezitojnë punësimin në institucione”, tha Kurti.
Në anën tjetër ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se mbi 15 për qind e të punësuarve në Policinë e Kosovës janë gra.
“Policia vazhdon të jetë shembull për barazi gjinore jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Funksionimi i shoqatës brenda policisë është një vlerë tjerët në Kosovë. Polici ka të punësuar. Pjesëmarrja e tyre mbi 15 për qind Vajzat dhe gratë janë në Polici që nga gjeneratat e para, ku nga rreshter e deri te grada kolonel. Dokumenti i jep mbështetje edhe agjendës së OKB-së, ku garanton me mbulim shëndetësor, fuqizim të grave dhe një mjedis të qëndrueshëm. Përmes objektivave, policia do të mundësojë përfshirje e grave në këtë sektor, duke mos lënë anash mbështetjen institucionale”, deklaroi Sveçla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite