Ministri gjerman për Çështje Ekonomike, Robert Habeck ka thënë se nëse Rusia e sulmon Ukrainën, atëherë gazsjellësi rus “Nord Stream II” mund të përballet me “pasoja të rënda”.
Sipas Habeckut, çdo veprim i ri ushtarak nuk mund të kalojë pa pasoja.
“Çdo veprim i ri ushtarak nuk mund të kalojë pa pasoja të rënda. Çështja e vënies në funksion [gazsjellësi ‘Nord Stream II’] mbetet e hapur dhe duhet të vendoset sipas ligjit evropian dhe gjerman”, tha Habeck në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung, duke iu referuar grumbullimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën.
Po ashtu, ai tha se një pushtim i Rusisë do ta shtynte Berlinin që ta rimendonte bashkëpunimin me Moskën sa i përket gazsjellësit.
Gazsjellësi rus thuhet se do të dyfishojë furnizimet me gaz natyror nga Rusia në Gjermani, por, ky projekt është zvarritur për vite me radhë dhe është kritikuar nga aleatët e Gjermanisë në Bashkimin Evropian, përfshirë edhe Poloninë.
Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kundërshtojnë këtë gazsjellës pasi argumentojnë se do të vinte në rrezik sigurinë energjetike të Evropës duke rritur varshmërinë nga gazi rus, ku do t’ia pamundësonte Ukrainës që të fitonte nga taksat për transitin e gazit.
Qeveria e re gjermane veçse ka kërcënuar se do ta bllokojë funksionalizimin e gazsjellësit nëse Rusia e pushton Ukrainën.
“Në rast se kemi përshkallëzime të mëtejme, ky gazsjellës nuk do të funksionalizohet”, tha deklaruar ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
Projekti “Nord Stream II” është duke pritur miratimin nga rregullatorët gjermanë. Kompania që kontrollon këtë gazsjellës ka dorëzuar dokumentet për të rinisur procesin e certifikimit. Por, edhe nëse miratohet nga rregullatorët gjermanë, funksionalizimi i gazsjellësit duhet të miratohet edhe nga Komisioni Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj