LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i presidentit Joe Biden për siguri kombëtare: Nëse Vladimir Putin dëshiron të shohë rrjedhjen e gazit në ‘Nord Stream II’, mos ta merr përsipër rrezikun e pushtimit të Ukrainës

Këshilltari i presidentit Joe Biden për siguri kombëtare: Nëse Vladimir Putin dëshiron të shohë rrjedhjen e gazit në ‘Nord Stream II’, mos ta merr përsipër rrezikun e pushtimit të Ukrainës

Nëse presidenti Vladimir Putin dëshiron të shohë rrjedhjen e gazit përmes tubacionit “Nord Stream II”, atëherë ai nuk duhet ta merr përsipër rrezikun e pushtimit të Ukrainës.

Këto komente i ka bërë këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Joe Biden, Jake Sullivan në një konferencë për medie në Shtëpi të Bardhë.


“Kur bëhet fjalë për ‘Nord Stream II’, fakti është se gazi aktualisht nuk po rrjedh përmes këtij gazsjellësi, që do të thotë se ai nuk po funksionon dhe se nuk është levë për Putinin. Në të vërtetë, është një levë për Perëndimin, sepse nëse ai dëshiron të shohë rrjedhjen e gazit përmes atij tubacioni, ai mund të mos dëshirojë të marrë përsipër rrezikun e pushtimit të Ukrainës”, është shprehur Sullivan.

Ai tregon se është në bisedime me qeverinë e re gjermane që të bllokoj këtë projekt, si pjesë e masave për të penguar Putinin nga aksioni i mundshëm ushtarak ndaj Ukrainës.

“Ne kemi pasur diskutime intensive si me qeverinë gjermane në largim, ashtu edhe me qeverinë në ardhje për çështjen e ‘Nord Stream II’ në kontekstin e një pushtimi të mundshëm [të Ukrainës nga Rusia]”, ka shtuar ai.

“Tema e ardhshme e ‘Nord Stream II’, në kontekstin e një pushtimi të Ukrainës nga Rusia gjatë javëve të ardhshme, është një temë me prioritet të madh”, ka përfunduar Sullivan.

Po ashtu, këshilltari për siguri, pas takimit virtual të presidentit Biden me atë rus Putin, ka paralajmëruar Rusinë se, “gjërat që nuk i kemi bërë në vitin 2014 [pushtimi i Krimesë nga Rusia], jemi të përgatitur t’i bëjmë tani”.

Shtëpia e Bardhë, Putinit: Gjërat që nuk i kemi bërë në 2014, jemi të përgatitur t'i bëjmë tani
Lexo po ashtu Shtëpia e Bardhë, Putinit: Gjërat që nuk i kemi bërë në 2014, jemi të përgatitur t'i bëjmë tani

Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë janë të shqetësuar se shtimi i trupave ruse pranë Ukrainës, mund të sinjalizojë planet e Moskës për një sulm ndaj vendit fqinj.

Në fillim të këtij viti, rritja e shkeljeve të armëpushimit në lindje dhe një përqendrim i trupave ruse pranë Ukrainës nxitën frikën e luftës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori