LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë, Putinit: Gjërat që nuk i kemi bërë në 2014, jemi të përgatitur t’i bëjmë tani

Shtëpia e Bardhë, Putinit: Gjërat që nuk i kemi bërë në 2014, jemi të përgatitur t’i bëjmë tani

Gjërat që nuk i kemi bërë në vitin 2014 jemi të përgatitur t’i bëjmë tani, kështu është shprehur Shtëpia e Bardhë pas takimit virtual me presidentin amerikan Joe Biden me homologun rus Vladimir Putin.

Sipas këshilltarit për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan te dy presidentët kishin në agjendë kryesisht temat që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Lindore, përkatësisht zonat në kufirin ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, ku janë regjistruar tensione në javët e fundit.


“Unë po iu shikoj në sy dhe po iu them, ashtu siç e shikoi në sy presidenti Biden në sy presidentin Putin duke i thënë se, gjërat që nuk i kemi bërë në vitin 2014, jemi të përgatitur t’i bëjmë tani”, u tha Sullivan gazetarëve në një konferencë për medie në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë janë të shqetësuar se shtimi i trupave ruse pranë Ukrainës mund të sinjalizojë planet e Moskës për një sulm ndaj vendit fqinj.

Më shumë se 14 mijë njerëz kanë humbur jetën në luftimet që shkatërruan qendrën industriale lindore të Ukrainës, të njohur si Donbas.

Pas përfundimit të video-takimit Biden-Putin, Shtëpia e Bardhë: Presidenti amerikan mbështet Ukrainën
Lexo po ashtu Pas përfundimit të video-takimit Biden-Putin, Shtëpia e Bardhë: Presidenti amerikan mbështet Ukrainën

Në vitin 2015 një marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga Franca dhe Gjermania ndihmoi në dhënien fund të përleshjeve në shkallë të gjerë, por përpjekjet për të arritur një zgjidhje politike kanë dështuar ndërsa përleshjet sporadike kanë vazhduar përgjatë vijës së tensionuar ndarëse.

Në fillim të këtij viti, rritja e shkeljeve të armëpushimit në lindje dhe një përqendrim i trupave ruse pranë Ukrainës nxitën frikën e luftës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori