LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski dhe Bayern Munich nuk janë afër rinovimit, dy gjigantë evropianë futen në garë për polakun

Lewandowski dhe Bayern Munich nuk janë afër rinovimit, dy gjigantë evropianë futen në garë për polakun

Paris Saint-Germain dhe Chelsea janë futur në garë për sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowskit.

Kjo pasi kanë mediat shkruajnë se klubi gjerman nuk ka rënë dakord me kërkesat e reja për kontratë nga lojtari.

Raportohet se futbollisti polak kërkon një kontratë prej 24 milionë eurosh në sezon deri në vitin 2025, ndërsa klubi gjerman heziton të pajtohet me këto kërkesa.


Klubi beson se lojtari është në fazën e fundit të karrierës së tij dhe një pagesë e tillë e madhe do të pengonte situatën tashmë të pasigurt financiare.

Por Bayern nuk ka hequr dorë plotësisht dhe ka komunikuar me agjentin e lojtarit duke i treguar se ata duan që lojtari të vazhdojë të luajë në “Allianz Arena”.

Në anën tjetër Bayern Munich tashmë ka marrë oferta nga dy klube, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Sipas The Sun, Chelsea dhe Paris Saint-Germain, po e ndjekin nga afër situatën e lojtarit.

Mbetet për t’u parë se ku do të përfundojë Lewandowski, nëse largohet nga Bayerni në radhë të parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori