LAJMI I FUNDIT:

Biden viziton Kentucky e goditur rëndë nga tornadot, premton ndihmë për qytetarët e këtij vendi

Biden viziton Kentucky e goditur rëndë nga tornadot, premton ndihmë për qytetarët e këtij vendi

Presidenti amerikan Joe Biden ka vizituar Kentucky për të parë nga afër vendin që është goditur më së rëndi nga tornadot vdekjeprurëse, ku si pasojë humbën jetën 74 persona dhe 14 tjerë në disa shtete tjera amerikane.

Ai u premtoi banorëve se do të rinovohen apo ndërtohen nga fillimi të gjitha pronat e shkatërruara, ku dëmet materiale kapin shumën e miliarda dollarëve, transmeton Telegrafi.


Guvernatori i Kentucky, Andy Bashir, tha se në mesin e të vdekurve janë edhe dhjetëra fëmijë dhe se numri i viktimave pritet të jetë më i madh në ditët në vijim, e 100 tjerë po cilësohen si të zhdukur.

“Biden ka kërkuar që të vlerësohet saktësisht dëmi i shkaktuar nga tornadot, me qëllim që të munden sa më shpejtë të fillojnë me punimet e pronave”, tha Karine Jean-Pierre, zëvendësja e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë.

“Sot jam në Kentucky ku duhet të takohem me liderët lokalë dhe të mësojë për dëmet e shkaktuara nga tornadot. Do të kemi nevojë për përpjekje të përbashkëta që të rimëkëmbemi. Jemi të përkushtuar që të ofrojmë përkrahje”, ka shkruar Biden në rrjetin social Twitter.

Mayfield është qyteti që më së rëndi është goditur dhe gjendet vetëm 320 kilometra larg Kentucky, ku tornadot shkatërruan gjithçka që u dilte përpara. Atje shtëpitë janë bërë rrafsh me tokë, duke u shndërruar një qytet i gërmadhave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori