LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Rajonale e Berlinit: Qeveria e Rusisë ka urdhëruar vrasjen e disidentit çeçen Zelimkhan Khangoshvili

Gjykata Rajonale e Berlinit: Qeveria e Rusisë ka urdhëruar vrasjen e disidentit çeçen Zelimkhan Khangoshvili
Disidenti çeçen Zelimkhan 'Tornike' Khangoshvili i vrarë në parkun Kleiner Tiergarten në Berlin

Një gjykatë në Gjermani ka dënuar rusin Vadim Krasikov, me burgim të përjetshëm për atë që tha se ishte vrasje e planifikuar dhe e urdhëruar nga autoritetet në Rusi, të disidentit çeçen Zelimkhan Khangoshvili në Berlin.

Khangoshvili, një shtetas gjeorgjian, 40-vjeçar që luftoi kundër Rusisë gjatë luftës së dytë çeçene në fillim të viteve 2000, ishte qëlluar dy herë në kokë nga një distancë e afërt në parkun Kleiner Tiergarten në Berlin, në muajin gusht të 2019-së, përcjell Telegrafi.

Kjo vrasje kishte shkaktuar zemërim në Gjermani dhe bëri që qeveria të dëbonte dy diplomatë rusë. Ky vendim po ashtu ka të ngjarë të tensionojë më tej marrëdhëniet diplomatike ruso-gjermane dhe do të jetë si testi i parë për Qeverinë e re të Gjermanisë të kancelarit Olaf Scholz dhe ministres së Jashtme, Annalena Baerbock.


Gjermania dëbon dy diplomatë rusë
Lexo po ashtu Gjermania dëbon dy diplomatë rusë

Një shtetas rus, i cili u ndalua pranë vendit të ngjarjes, me vete mbante dokumente që e identifikonin atë si Vadim Andreevich Sokolov, lindur në Irkutsk të Siberisë.

Megjithatë, një hulumtim i Bellingcat e identifikoi të dyshuarin si Vadim Nikolaevich Krasikov, i cili kishte udhëtuar në Gjermani me një identitet të rremë.

Krasikov kishte mohuar çdo lidhje me shtetin rus dhe Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB). Por, Gjykata Rajonale e Berlinit tha se shërbimet ruse të inteligjencës i dhanë 56-vjeçarit një identitet të rremë dhe pasaportë false.

Vendimi korrespondon me kërkesat e Prokurorit Federal të Gjermanisë, i cili kishte marrë përsipër çështjen në funksion të rëndësisë politike. Në aktakuzë, prokurorët akuzuan Rusinë se urdhëroi vrasjen “në kundërshtim të parimeve të sundimit të ligjit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Botë
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?

Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?

Amerika
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Amerika
Kalo në kategori