LAJMI I FUNDIT:

Aksion i policisë në Karaçevë, arrestohen disa persona

Aksion i policisë në Karaçevë, arrestohen disa persona
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës  po zhvillon një aksion në fshatin Karaçevë të Kamenicës, në të njëjtin vend ku kohë më parë zhvillohej veprimtari ilegale e bixhozit.

Gjatë këtij aksioni të Policisë së Kosovës i cili po vazhdon edhe tani, ka pasur disa të arrestuar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.


“Është aksioni ende në progres dhe nuk kemi shumë informacione. Mund të ju konfirmoj se ka të arrestuar. Bëhet fjalë për pjesën ku ka pasur kazino ilegale të cilat janë rindërtuar”, tha Hashani për Telegrafin.

Aksioni ka të bëj me rindërtime që janë bërë për ushtrimin e veprimtarisë së bixhozit të paligjshëm, hapjen e kazinove të reja që janë bërë sërish në këtë vend pasi kohë më parë të njëjtat ishin rrënuar.

Ndryshe, më shumë se një vit më parë, Policia e Kosovës kishte nisur një aksion të madh ku u arrestuan një numër i madh i të dyshuarve, përfshirë këtu edhe zyrtarë policor.

Aktakuza ndaj 14 zyrtarëve policorë, cila ishte lidhja e tyre me kontrabandën në Karaçevë?
Lexo po ashtu Aktakuza ndaj 14 zyrtarëve policorë, cila ishte lidhja e tyre me kontrabandën në Karaçevë?

73 persona, ndër ta 14 zyrtarë policorë, janë duke u akuzuar nga Prokuroria e Gjilanit për veprimtari ilegale në zonën e Karaçevës.

Rasti ‘’Karaçeva’’, ngritet aktakuzë kundër 73 personave
Lexo po ashtu Rasti ‘’Karaçeva’’, ngritet aktakuzë kundër 73 personave

Në aktakuzën 302-faqëshe shpjegohet në detaje veprimtaria e secilit të akuzuar në rastin “Karaçeva”, ku zhvillohej në mënyrë të kundërligjshme kontrabanda dhe lojërat e fatit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori