LAJMI I FUNDIT:

Dështojnë sërish bisedimet mes përfaqësuesve të Mbappes dhe PSG-së për kontratën e re

Dështojnë sërish bisedimet mes përfaqësuesve të Mbappes dhe PSG-së për kontratën e re

Kylian Mbappe do të largohet si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germain dhe nga janari mund të bisedojë me çdo skuadër, raporton L’Equipe.

Sulmuesi francez ka kohë që nuk pajtohet me kontratën e ofruar nga skuadra parisienë dhe nuk ka të bëjë me rritje page.


Mbappe po kërkon një aventurë të re dhe tashmë është e ditur se preferenca e tij e vetme është Real Madridi.

Los Blancos ofruan rreth 170 milionë euro në verën e këtij viti, mirëpo u refuzua nga PSG, me këta të fundit që besonin se lojtari do rinovonte kontratën.

Mirëpo, as në takimin e fundit mes përfaqësuesve të Mbappes e bordit të klubit francez, nuk është arritur marrëveshje për rinovim të kontratës.

Madje, u është bërë e ditur se lojtari ka vendosur të largohet në fund të këtij edicioni, e kjo lë të nënkuptohet se bisedimet me Real Madridin mund të fillojnë nga 1 janari.

Kujtojmë se madrilenët dhe PSG do të përballen në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve nga muaji shkurt.

Mbappe në ato dy përballje (vajtje-ardhje), mund të luajë kundër Real Madridit si lojtar i tyre, por që duhet të pres deri në verën e vitit 2022 që të veshë fanellën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori