LAJMI I FUNDIT:

SOWI Kosovo ndërton gjeneratorin ‘Wind Park Selac 3’ me kapacitet mbi 34MW, aplikon në ZRRE për licencim të aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike

SOWI Kosovo ndërton gjeneratorin ‘Wind Park Selac 3’ me kapacitet mbi 34MW, aplikon në ZRRE për licencim të aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike

Kompania SOWI Kosovo njofton se ka ndërtuar gjeneratorin “Wind Park Selac 3” për prodhim të energjisë elektrike nga era me kapacitet 34.47 MegaWatt (MW) në Selac të Komunës së Mitrovicës.

Po ashtu, kompania njofton palët e interesit se ka aplikuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për licencim të aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike në vend.


“Aplikacioni për licencim të aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike është në proces të vlerësimit final nga Zyra e Rregullatorit për Energji. Operatori gjithashtu është në pritje të lejes mjedisore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, thuhet në njoftim.

Pas licencimit nga Zyra e Rregullatorit për Energji, i licencuari mund të kryej aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë, në pajtim me dispozitat e licencës, Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë dhe legjislacionit tjetër në fuqi.

Në fund, të gjithë palët e interesuara mund të kundërshtojnë dhënien e kësaj licence brenda tetë ditë pune, nga data e shpalljes së këtij njoftimi.

Kundërshtimi apo ankesa mund të bëhet në adresën: Zyra e Rregullatorit për Energji, rruga “Dervish Rozhaja” numër 12, Prishtinë, apo në e-mail: hrexhaj@ero-ks.org dhe telefon: +38338247615/118.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Fafa Resort
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

MEKA HALAL FOOD
Kalo në kategori