LAJMI I FUNDIT:

Pas problemeve me COVID-19, Kimmich është penduar që nuk e ka marrë më herët vaksinën

Pas problemeve me COVID-19, Kimmich është penduar që nuk e ka marrë më herët vaksinën

Futbollisti i Bayern Munichut, Joshua Kimmich, ka deklaruar se tash dëshiron ta marrë vaksinën anti-COVID-19, pas pritjes disamujore.

Lojtari gjerman ka refuzuar ta marrë vaksinën për shkak të “mungesës afatgjate të studimeve”, por vazhdimisht ka bërë të qartë se nuk është kundër vaksinimit.


Tash në një intervistë ekskluzive për ZDF, Kimmich ka deklaruar se dëshiron të vaksinohet kundër coronavirusit.

“Në përgjithësi, e kam pasur të vështirë që ta tejkaloj frikën dhe shqetësimet e mia, prandaj kam qenë kaq i pavendosur për kaq shumë kohë”, është shprehur 26-vjeçari.

(Foto: Instagram/jok_32)

Intervista e plotë do të transmetohet në fundjavë, ndërsa në Kimmich ka folur për herë të parë në lidhje me situatën e tij shëndetësore dhe shqetësimet bazë lidhur me vaksinimin, ndërsa ai është shprehur i penduar që nuk e ka marrë më herët.

Kimmich konfirmon se është i pa vaksinuar pavarësisht se ka mbledhur miliona për fushatën e Covid-19, gjermani ka shpjeguar arsyen
Lexo po ashtu Kimmich konfirmon se është i pa vaksinuar pavarësisht se ka mbledhur miliona për fushatën e Covid-19, gjermani ka shpjeguar arsyen

Mesfushori rezultoi pozitiv me coronavirus në fund të muajit të kaluar dhe e ka shtyrë rikthimin e tij në fushë deri në vitin e ardhshëm, për shkak të problemeve me mushkëri që ia ka shkaktuar infeksioni.

Gjatë kësaj periudhe, Kimmich (ashtu sikurse Serge Gnabry, Jamal Musiala, Eric Maxim Choupo-Moting e Michael Cuisance) nuk do të paguhet, sepse Bayern Munichu nuk i paguan lojtarët që mungojnë në ndeshje ose në stërvitje si pasojë e COVID-19 në rast se nuk janë të vaksinuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori