LAJMI I FUNDIT:

Barcelona mirëpret oferta për De Jongun

Barcelona mirëpret oferta për De Jongun

Klubi i madh nga La Liga, Barcelona thuhet se është e gatshme të pres oferta për mesfushorin holandez, Frenkie de Jong.

Katalanasit duhet të shesin për të ndihmuar në financimin e planeve të tyre të transferimit dhe De Jong po vihet në dispozicion.


Sipas mediumit El Chiringuito, Barça është gati të lejojë largimin e mesfushorit holandez në afatin kalimtar të janarit.

Barcelona e gatshme ta sakrifikojë De Jongun për blerje të reja në janar
Lexo po ashtu Barcelona e gatshme ta sakrifikojë De Jongun për blerje të reja në janar

Klubet e interesuara për De Jong nuk mungojnë dhe tashmë janë bërë të ditur emrat e disa prej tyre që duan shërbimet e mesfushorit.

Manchester City, ku menaxheri Pep Guardiola u përpoq të nënshkruante De Jong përpara se ai të largohej nga Ajax për te Barca, vlerësohet si favorit për nënshkrimin e mesfushorit.

Megjithatë, Manchester United po lidhet gjithashtu me De Jong, teksa po përgatitet që Paul Pogba të largohet dhe holandezi të vijë në vend të tij. /Telegrafi/