LAJMI I FUNDIT:

Nuk po gjen hapësira te PSG, Paredes mund të rikthehet në Serie A

Nuk po gjen hapësira te PSG, Paredes mund të rikthehet në Serie A

Leandro Paredes mund të rikthehet në Serie A, pas pesë viteve largim nga futbolli italian.

Mesfushori argjentinas nuk është duke kaluar momentet më të mira te PSG, pasi hapësirat për të janë të pakta.


27-vjeçari këtë edicion ka luajtur në total vetëm nëntë ndeshje mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve, ku në katër prej tyre është futur si zëvendësues.

E ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në Serie A, me dy gjigantët italianë, Romën dhe Juventusin që duan shërbimet e tij.

Zonja e Vjetër do të largojë mesfushorët si Aaron Ramsey, Adrien Rabiot dhe Arthur, ndërsa Paredes shihet si përforcim ideal për mesfushën.

Ndërkohë lojtari mund ta bëj rikthimin te Roma, ku kishte kaluar katër vite.

Jose Mourinho është në kërkim të një mesfushori dhe Paredes shihet si ideali për skemat e portugezit, por është edhe i preferuari për tifozët Giallorosë.

PSG nga ana tjetër janë gati ta lënë të lirë argjentinasin të largohet, por duan të fitojnë 18 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori