LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi arrin ‘marrëveshje joformale’ me Rudigerin

Real Madridi arrin ‘marrëveshje joformale’ me Rudigerin

Real Madrid ka arritur një “marrëveshje joformale” për të nënshkruar me Antonio Rudigerin nga Chelsea kur kontrata e tij të skadojë në verë.

Vëllai i Rudiger, Sahr Senesie, i cili gjithashtu punon si agjent i tij, thuhet se u takua me përfaqësues nga gjiganti spanjoll disa javë më parë, sipas The Independent.

Por, pavarësisht kushteve të dakorduara për një lëvizje të propozuar, asgjë nuk është nënshkruar ende, duke lënë derën e hapur për Bayern Munich, të cilët gjithashtu janë të prirur të nënshkruajnë me gjermanin pas takimit me Senesie.


Manchester United dhe Tottenham Hotspur janë dy klubet angleze që interesohen po ashtu për Rudiger, por kuptohet se 28-vjeçari do të preferonte të largohej jashtë vendit.

Qendërmbrojtësi iu bashkua Bluve nga Roma për një tarifë fillestare prej 29 milionë funtesh në korrik 2017 dhe po shijon një periudhë të suksesshme në Londrën perëndimore.

Ai ka fituar katër trofe të mëdha në klub, duke përfshirë Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, UEFA Super Cup dhe FA Cup.

Rudiger ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon , duke bërë 20 paraqitje në të gjitha garat dhe duke shënuar në ndeshjet e Ligën Premier kundër Tottenham dhe Leicester City.

Për momentin, fokusi i tij do të jetë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Zenit St. Petersburg të mërkurën (sot). /Telegrafi/