Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nga 29 nëntori e deri tani ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime me postë nga votuesit e regjistruar nga jashtë Kosovës për përsëritjen e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në komunën e Dragashit.
Kështu ka thënë kryeshefi ezkekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj i cili tha se kanë zhvilluar të gjitha aktivitet për informim të të gjithë votueseve me të drejtë vote.
“Sekretariati është në përgatitje për përsëritjen e raundit të dytë në komunën e Dragashit për procesin e votimit jashtë vendit periudhë që ka filluar nga data 29 nëntor deri më 13 dhjetor 2021, dhe ka zhvilluar të gjitha aktivitet për informim të të gjithë votueseve me të drejtë vote dhe ka marr hapat për të informuar përmes proceseve të informimeve publik. Deri më tani 6 dhjetor Sekretariati ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime përmes postës”, tha ai.
Anëtari i KQZ-së nga radhët e LDK-së, Florian Dushi ka ngritur si shqetësim rrjedhjen e listën me numrat e telefonave të personave të regjistruar për votim nga jashtë.
“Lista e personave të regjistruar bashkë me numrat e telefoni e cila është nxjerrë nga KQZ dhe e posedojnë persona privat dhe kanë kontaktuar njerëzit në telefon e di se së paku neve na është thënë se nuk kemi të drejtë për ta pasur kur kemi fol për këtë listë na është thënë se këtë pjesë të listës mund të kenë vetëm sa i përket emrave dhe mbiemrave dhe jo numrave të telefonit dhe atyre personal ndërsa ajo listë bashkë me emrat qarkullon dhe unë e posedoj, ma kanë dërguar ndërkohë dhe është mirë me ditë se si ka rrjedh kjo jashtë”, tha Dushi.
E përgjigje për këtë shqetësim nuk pati kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj i cili tha se nuk ka pasur dijeni për këtë informacion.
“Nuk jam në dijeni për një informacion të tillë, por do të shikojmë dhe do të hetojmë se si ka mundur të rrjedh që persona të paautorizuar të posedojnë listën me të dhëna me numër personal dhe numra të telefonit ku ajo përdoret vetëm për qëllime të administrimit të procesit dhe asgjë tjetër”, theksoi ai.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është miratuar edhe zëvendësimi i anëtarëve të kuvendeve komunale në Lipjan, Suharekë, Graçanicë, Ferizaj, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, Partesh dhe Pejë.
Po ashtu KQZ me shtatë vota për dhe një abstenim ka miratuar edhe Raportin Financiar për periudhën e përfunduar më 30 shtator 2021. Me shtatë vota për dhe një abstenim është votuar edhe Raportit i shpenzimit të derivateve për veturat në periudhën janar-shtator 2021. Për këto të dy raporte ka abstenuar në votim anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama.
Ndërsa me 8 vota për është miratuar buxheti për Punëtorinë “Mësimet e nxëna për zgjedhjet e lokale 2021” si dhe Projekti dhe agjenda po për këtë punëtori.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAmbasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'