LAJMI I FUNDIT:

Reali po përgatitet të mbrohet nga sulmet e PSG-së

Reali po përgatitet të mbrohet nga sulmet e PSG-së

Kylian Mbappe vazhdon të jetë një futbollist i Paris Saint Germain, por nga vera e vitit 2022 ai pritet t’i bashkohet Real Madridit.

Sulmuesi francez është futur në vitin e fundit të kontratës me parisienët dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.


Los Blancos tentuan me disa oferta në verën e këtij viti, por të gjitha ato u refuzuan nga PSG.

Tani drejtuesit e Realit janë duke përgatitur të mbrohen nga sulmet e PSG-së, pasi besohet se kryeqytetasit francez do të tentojnë t’ia rrëmbejnë ndonjërin nga yjet e madrilenëve.

Frika është tek lojtarët që kanë klauzola më të lira si Fede Valverde.

Gjithashtu Los Blancos janë duke bërë gati rinovimet e kontratave edhe me yjet tjerë si Vinicius Junior, Rodrygo apo Eder Militao për t’iu vendosur atyre klauzola mbi 700 milionë euro.

Frika nuk ekziston për futbollistët si David Alaba (850 milionë euro klauzolë), Thibaut Courtois (700 milionë euro) apo Karim Benzema që ka klauzolë prej 1 miliardë euro.

Marca ka raportuar se drejtuesit e Los Blancos do t’i blindojnë me kontrata të reja edhe talentët e rinj si Marvin, ARribas, Antonio Bianco, Miguel Gutierrez, Bruno, Marvel apo Rafa Marin.

Drejtuesit e gjigantit spanjoll e kanë të qartë se PSG do të hakmerret për Mbappen dhe ata më herët po synojnë të përgatiten mbrojtjen nga sulmi eventual i parisienëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori