Sot, në ambientet e Burgut të Sigurisë së Lartë, Shërbimi Korrektues Kosovës ka pranuar donacion nga Ambasada e Holandës në Kosovë dy automjete për transport të të burgosurve me rrezikshmëri të lartë.
Pranim-dorëzimi i donacionit u nënshkrua nga Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Ali Gashi dhe Ambasadorja e Holandës, Carin Lobbezoo.
“?Gjatë ceremonisë, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Ali Gashi, falënderoi ambasadoren, Lobbezoo për donacionin e dhuruar. Ndër të tjera tha, se ky donacion përveçse do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit dhe lehtësimin e punës së SHKK-së, do të kontribuojë edhe në rritjen e sigurisë gjatë transportit të personave me rrezikshmëri të lartë.
Lobbezzo tha se ambasada e Holandës do të vazhdoj t`i përkrahë institucionet për sundimin e ligjit, pjesë e së cilave është edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Po ashtu, shprehu besimin se ky donacion do të ndikoj në rritjen e kapaciteteve të SHKK-së dhe në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësisë së saj”, thuhet në njoftim.
Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë gjatë transportimit të të burgosurve me rrezikshmëri të lartë dhe përmirësimin e kushteve të punës së Njësisë për Përcjellje të të burgosurve.
SHKK po vazhdon të mbështet nga të gjithë partnerët e saj, me të cilët po punon fuqishëm në ndërtimin e një sistemi të avancuar, të pavarur, të sigurt dhe të vetëqëndrueshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251