Hetuesit po kërkojnë një ‘dokument sekret’ në lidhje me Cristiano Ronaldon dhe rregullime të veçanta të pagave në Juventus.
Ylli portugez u transferua te Manchester United në gusht, por emri i tij rishfaqet në gazetat italiane pasi Zyra e Prokurorit Publik të Torinos mblodhi dokumente për hetimin e tyre.
Juventusi po akuzohet për kontabilitet të rremë në rastin e fitimeve kapitale dhe Guardia di Finanza mbërriti në Continassa të premten e javës së kaluar për të mbledhur informacione.
Il Corriere dello Sport raporton se ishte e nevojshme të siguroheshin dokumentacione kontabël, jokontabël, bankar dhe korrespondencë, referuar çdo operacioni të kryer nga korriku i vitit 2018 e në vazhdim.
Prokuroria Publike e Torinos raportohet se ka evidentuar dy situata të cilat nuk duket se janë publikuar dhe komunikuar tek organet kompetente.
I pari i theksuar është ‘shkrimi që vërteton ekzistencën e një ‘detyrimi jo-federal’ nga ana e Atalantës në kuadër të operacionit të transferimit të dyfishtë të lojtarëve Merih Demiral dhe Cristiano Romero.
Dhe rasti tjetër ka të bëjë me një ‘marrëveshje private në lidhje me marrëdhëniet kontraktuale dhe borxhet e pagave te Cristiano Ronaldo’.
Të dy rastet janë përcaktuar si ‘dokumente që përbëjnë krim financiar ose në çdo rast gjëra të lidhura me krimin, gjithashtu me qëllim rindërtimin e saktë të profileve të përgjegjësisë së të dyshuarve individualë’.
Guardia di Finanza ka nisur të kërkojë dokumente në lidhje me Ronaldon pasi ka zbuluar ‘dokumentet sekrete’ nga një prej përgjimeve.
U referua për një ‘dokument të famshëm që teorikisht nuk duhej të ekzistonte’. Policia tani është në kërkim të marrëveshjeve individuale që çdo lojtar të skuadrës që ka bërë me Juventusin në mars të vitit 2020, gjatë bllokimit.
Lojtarët dhe anëtarët e stafit hoqën dorë nga pagat e tyre në mars, prill, maj dhe qershor, por në rast të rifillimit të aktivitetit do të diskutohej më pas integrimi i shpërblimit në vitin e ardhshëm, i cili duhet të ishte afërsisht dy dhe një gjysmë muajsh.
Ronaldo kishte një pagë me vlerë 31 milionë euro në sezon dhe kështu mbi 10 milionë euro u bllokuan gjatë karantinimit dhe do të rinumëroheshin pas përfundimit të bllokimit dhe rifillimit të ndeshjeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje