Guardia Di Finanza bastis zyrat e Juventusit në Torino, ngrihet akuza për mashtrim financiar
Tashmë është zyrtare. Juventusi është nën hetim me akuzën e mashtrimit financiar, pasi edhe Guardia Di Finanza ka zbarkuar në zyrat e klubit bardhezi duke sekuestruar dokumente që kanë lidhje me lëvizjet në merkato të torinezëve.
Prokuroria e Torinos ka nisur procedimin zyrtar, pasi Zonja e Vjetwr akuzohet për plusvalenca me transferime fiktive për të rregulluar bilancet.
Sipas mediave italiane, policia të enjten në mbrwmje ka shkuar në zyrat e klubit dhe ka marrë dokumente sa u përket transfertave të kryera në tre vitet e fundit, ku dyshohet se janë bërë bilance të rreme financiare duke marrë për bazë transferime fiktive për të siguruar plusvalenca.
Të hetuar janë presidenti, Andrea Agnelli, zëvendëspresidenti, Pavel Nevded si dhe ish-administratori Fabio Paratici, tashmë te Tottenhami.
Dyshohet për lëvizje që kapin shumën 50 milionë euro, të gjitha lëvizje fiktive duke fryrë vlerat e tyre në merkato për të rregulluar bilancet e në teori duke krijuar mashtrim financiar pasi Juventusi është shoqëri aksionere.
Kjo nuk është hera e parë që klubi bardhezi vihet përballë hetimeve për plusvalenca, por në rastet e mëparshme, prokuroria e kishte pasur shumë të vështirë të ngrinte akuza pasi nuk mund të vërtetonte koston reale të futbollistëve të transferuar me shifra shumë shpesh jashtë normales edhe për emra të panjohur apo lojtarë akademie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët
Paraqitja fenomenale e Milot Rashicës ndaj Rizespor, ndër më të mirët në fushë
Mikel Arteta refuzon të konfirmojë nëse Arsenali do të nënshkruajë përgjithmonë me David Rayan
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe