Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka marrë vendim për shpërndarjen e mbi 2 milionë e 700 mijë euro për kreditorët e disa ndërmarrjeve shoqërore në likuidim.
Po në këtë njoftim thuhet se, për shfrytëzimin e objektit të ndërmarrjes shoqërore Auto Prishtina, mori vendim që Policisë së Kosovës t’i ulet çmimi i qirasë.
“AKP bën të ditur se me miratimin e Raporteve të Shpërndarjes për kreditorët e ndërmarrjeve shoqërore në likuidim është bërë shpërndarja e mjeteve si në vijim: 17 Nëntori në Pejë në shumën prej 213 mijë euro, Kosovatex në Prishtinë në shumën prej 215 mijë euro, Fabrika e Birrës në Pejë në shumën 2 milionë e 245 mijë euro, Metal Holding në Lipjan në shumën prej 55 mijë euro dhe Përparimi në Mitrovicë me shumën prej 3 mijë e 428 euro. Shuma totale e mjeteve të miratuara për shpërndarje është rreth 2 milionë e 732 mijë euro”, thuhet në njoftim.
Gjatë kësaj mbledhje, Bordi i AKP-së ka shqyrtuar dhe miratuar Planin e Punës së Njësisë së Brendshme të Auditimit për vitin e ardhshëm 2022. Bordi diskutoi edhe në lidhje me tenderin publik që ka zhvilluar Agjencia për qiradhënie të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore dhe për shkak të interesimit të ulët të ofertuesve dhe ofertave të pakta të dorëzuara vendosi që të bëhet shpallje e re publike.
“Bordi aprovoi qiradhënie për asetet e ndërmarrjes Jatex që shfrytëzohen nga Ventius International dhe për asetet që shfrytëzohen nga Modatex, kurse për shfrytëzimin e objektit të ndërmarrjes shoqërore Auto Prishtina, vendosi që qiramarrësit Policia e Kosovës, t’i bëhet ulje e çmimit të qirasë. Gjatë kësaj mbledhje Bordi shqyrtoi edhe kontratën me kompaninë Ferronikeli për shfrytëzimin e pronës së MIM Goleshit dhe e aprovoi vazhdimin e kontratës me këtë qiramarrës, duke theksuar obligimin që ka i njëjti për kthimin e pronës në gjendjen e mëparshme në kohën e përfundimit të kontratës. Bordi aprovoi edhe propozimin për transferimin e kontratës së qirasë për pompën e benzinës te rrethi në Prishtinë, për asetin e Jugopetroll, me kushtin që të kryhen obligimet e mbetura për mospagesë të qirasë”, vijon njoftimi.
Në këtë takim Bordi i drejtorëve diskutoi strategjinë për përmbylljen e proceseve kryesore të AKP-së dhe mori vendim që ky dokument të finalizohet në takimin e radhës. Ndërsa për ndërmarrjen XIM Strezovci, e cila është në likuidim, Bordi vendosi për rritje të buxhetit. Po ashtu, Bordi shqyrtoi dhe e miratoi propozimin për vendosjen në procedurë të likuidimit për ndërmarrjet Jugoshped në Mitrovicë e Jugut dhe CIK Kumanova në Prishtinë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori i Doganës së Kosovës në takim me drejtorët e përgjithshëm të doganave të Evropës
Osmani: Programi Kompakt, simbol i mbështetjes së SHBA-së për Kosovën
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës