LAJMI I FUNDIT:

Zjarr i madh në një depo masive në Lubjanë, angazhohen 150 zjarrfikës – pamje nga vendi i ngjarjes

Zjarr i madh në një depo masive në Lubjanë, angazhohen 150 zjarrfikës – pamje nga vendi i ngjarjes

Herët në mëngjes një zjarr i madh ka përfshirë një depo masive në Lubjanë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri ka rënë në orën 04:00 dhe pak para orës 10:00 është lokalizuar, ndonëse zjarri është ende intensiv.


Për shkak të zjarrit është ndërprerë qarkullimi hekurudhor drejt Gorenjskës, ndërsa komunikacioni në autostradën Gorenjska ka qenë i vështirë.

Disa rrugë pranë vendit të zjarrit janë të mbyllura, shkruan N1.

Shuarja e zjarrit, sipas të dhënave të policisë, është ende në vazhdim, ndërsa zjarrin po e shuajnë më shumë se 150 zjarrfikës. Deri më tani, të paktën dy të tretat e objektit janë djegur. /Telegrafi/