LAJMI I FUNDIT:

Familjari i shoferit të vrarë në Gllogjan: Ganiu nuk kishte probleme me linjat e autobusëve, ka pasur vetëm zënka të lehta për vonesa 5-minutëshe

Familjari i shoferit të vrarë në Gllogjan: Ganiu nuk kishte probleme me linjat e autobusëve, ka pasur vetëm zënka të lehta për vonesa 5-minutëshe

Afrim Gjokaj, familjari i Gani Gjokajt, që ishte shofer i autobusit në natën kur u vra në mënyrë të mistershme në Gllogjan, thotë se kushëriri i tij nuk kishte probleme në lidhje me bizneset.

Gjokaj në “Debat Plus” thotë se me sa ka dijeni djali i axhës Ganiu nuk ka pasur problem me askënd.

“Nuk ka pasur probleme me linjën e autobusëve. Ai me thënë të drejtën madje nuk ka pasur as konkurrencë për këtë linjë”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ai thotë se bashkë me familjarët tjerë janë pyetur nga hetuesit policor për njohjen me persona të caktuar por nuk kanë ndonjë informacion më shumë.

“Më kanë treguar fotografitë e disa personave nëse e njoh këtë apo atë”, rrëfen familjari i shoferit të vrarë.

Afrim Gjokaj thotë se ka qenë një person shumë i besuar i tashmë të ndjerit Gani Gjokaj, dhe sipas tij ai nuk i ka shprehur ndonjë shqetësim se ka pasur ndonjë problem me ndonjë person për çështje linjash.

“Besoj se mua do të më kishte thënë pasi kam qenë person shumë i afërt me të. Pos ndonjë zënke të vogël për vonesa 5-minutëshe ai asnjë problem nuk ka pasur”.

Afrimi thotë se Gani Gjokaj një pjesë të nxënësve i ka vozitur edhe pa pagesë për shkak të gjendjes financiare.

“Ai atë linjë e ka pasur edhe si çështje humanitare”, tregon tutje familjari i shoferit të vrarë në Gllogjan./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”

“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”

Drejtësi
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri

Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri

Lajme
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme

"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori